Horoskopi ditor, e mërkurë 2 dhjetor 2020 - Horoskop
KreuHoroskop

Horoskopi ditor, e mërkurë 2 dhjetor 2020

Horoskopi ditor, e mërkurë 2 dhjetor 2020

Dashi

Jeta juaj ne çift do ndikohet pozitivisht nga yjet gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh me se miri dhe do i zgjidhni edhe disa telashe te vjetra. Për beqaret do jete një dite premtuese. Duhet ne çdo moment t’i bëjnë sytë katër ne mënyrë qe te kapin mundësitë me te mira. Ne planin financiar ndikimi i yjve do jete kontradiktor dhe mund te lindin probleme te njëpasnjëshme.

Demi

Marrëdhënia juaj ne çift do thellohet edhe me shume gjate kësaj dite. Do i shprehni edhe me hapur ndjenjat tuaja dhe marrëdhënia mes jush do mbetet e mire. Beqaret do jene me joshës se kurrë dhe do arrijnë ta bëjnë për vete atë qe kane pëlqyer prej disa javësh. Financat do mbeten delikate. Mos kryeni asnjë shpenzim te pamenduar sepse gjendja mund t’iu dale jashtë kontrollit.

Binjaket

Humori do ju ndryshoje shpesh gjate gjithë kësaj dite ju te dashuruarve dhe mund te keni edhe debate me partnerin. Vendimet e rëndësishme duhet t’i shtyni sa me shume. Beqaret nuk duhet te ngurrojnë te dalin me personat qe ju pëlqejnë duke menduar se çfarë do thonë te tjerët. Ne fund te fundit është jeta e tyre. Ne planin financiar do jeni me shume fat dhe gjendja do jete e mire.

Gaforrja

Bashkëpunim, harmoni dhe përkujdesje reciproke. Sot gjithçka do ece për bukuri mes jush dhe atij qe keni ne krah. Do ndiheni shpesh sikur jeni mbi re. Beqaret do jene me te rezervuar dhe nuk do hedhin asnjë hap pa qene te sigurte. Ne fakt kështu kane për te humbur disa mundësi interesante. Ne planin financiar gjendja do jete e mire dhe do ndiheni mjaft te kënaqur.

Luani

Edhe pse jeni ambicioze ne pune dhe i përkushtoheni shume asaj, sot nuk do e lini kurrsesi pas dore partnerin. Marrëdhënia ne çift do jete e kënaqshme. Beqaret nuk do mundin dot te realizojnë asnjë takim te veçante dhe do mbeten serish vetëm. Gjendja e financave do jete goxha delikate për shkak te shpenzimeve te konsiderueshme qe ju do kryeni.

Virgjeresha

Marrëdhënia ne çift do ketë përmirësime te ndjeshme gjate kësaj dite. Do qëndroni me afër njeri­tjetrit dhe do flisni me qetësi edhe për disa mosmarrëveshje te se shkuarës. Beqaret nuk duhet te gjejnë pretekste vetëm për te shmangur takimet. Gjithçka do jete ne dem te tyre. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Çdo gjë do ece ashtu si duhet.

Peshorja

Asnjë planet nuk do ndikoje negativisht sot ne jetën tuaj ne çift, prandaj çdo gjë do varet prej jush. Flisni hapur dhe mos besoni aspak tek fjalët e te tjerëve. Beqaret do I kushtojnë me tepër vëmendje një personi qe kane pak kohe qe e njohin. Merkuri do ju nxite te merrni masa dhe te ndiqni strategji te mira ne planin financiar. Gjendja do jete shume me e mire.

Akrepi

do jeni me te vendosur te merrni vendime te rëndësishme sot ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin do përforcohet akoma me shume. Beqaret do kalojnë një dite normale dhe pa asgjë te jashtëzakonshme. Merrini gjerat sa me shtruar dhe prisni momentin e duhur sepse asgjë nuk mund te behet me zor. Ne planin financiar do ndërmerrni sfida dhe gjerat do ecin si duhet.

Shigjetari

Jeta juaj ne çift do jete shume zbehte gjate kësaj dite dhe thuajse do mungoje tërësisht pasioni. Do bëni mire te flisni sa me pare me partnerin dhe t’i zgjidhni gjerat. Beqaret do ndihen te pasigurte për atë qe duan te bëjnë dhe ka rrezik te mbyllen ne vetvete. Ne planin financiar do iu jepen mundësi te shkëlqyera dhe do dini nga situata e vështirë ku kishit rene.

Bricjapi

Nëse jeni ne një lidhje do kaloni një dite shume te qete sot. Merrini gjerat si t’iu vijnë pa menduar aspak për te nesërmen. Beqaret do kenë plot mundësi te takojnë persona interesante te cilët shume shpejt do ju bëhen mjaft te afërt. Çështjet financiare do i lini ne dore te fatit dhe ky do jete një gabim i madh. Po shpenzuat shume marramendëse pa u kujdesur do keni vështirësi.

Ujori

Dite mjaft intensive kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Çdo moment do jete i veçante dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret duhet ta largojnë sa me pare turpin nëse duan te fillojnë sa me pare një lidhje. Me financat do merreni me shume se kurrë me pare. Do flisni me specialistet dhe do ndiqni me përpikëri te gjitha udhëzimet qe ata do iu japin.

Peshqit

Do lindin shume keqkuptime mes jush dhe atij qe keni ne krah gjate kësaj dite te cilat mezi do i sqaroni. Tregohuni sa me te kujdesshëm dhe toleroni. Beqaret me ne fund do e gjejnë princin e tyre te kaltër i cili do ua ndryshoje përgjithmonë jetën. Ne planin financiar mos e lini për nesër rregullimin e disa çështjeve sepse do keni probleme te njëpasnjëshme.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF