Pas dy vitesh bashkëjetesë, çifti i njohur i jep fund lidhjes! - Celebrity
KreuCelebrity

Pas dy vitesh bashkëjetesë, çifti i njohur i jep fund lidhjes!

Aktori i njohur i Hollywood Matthey Perry i ka dhënë fund romancës me partnerteren e tij Molly Hurwitz.

Ylli i serialit Friends 50 vjeç dhe menaxherja e talenteve 29 vjeç qëndruan bashkë për rreth dy vite, derisa me mirëkuptim ata vendosën të marrin drejtime të ndryshme.

Miqtë e afêrt të ish- çiftit kanë treguar për mediat e huaja se Molly ka qenë një mbështetje shumë e madhe për Matthey, i cili prej kohêsh ka probleme me varësinë ndaj supstancave narkotike.

Lajmi i ndarjes vjen në një kohë kur seria e shumëpritur e ribashkimit të Friends, pësoi një tjetër shtyrje, kësaj radhe prej pandemisë së koronavirusit. Pesë aktorët kryesore të serialit klasik Matthew, Jennifer Aniston, Lisa Kudrow, Courteney Cox, David Schwinner dhe Matt LeBlanc kishin konfirmuar pjesëmarrjen në edicionin special në fillim të vitit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF