Bella Hadid debuton në Fashion Week australian - Stil Jetese
KreuStil Jetese

Bella Hadid debuton në Fashion Week australian

Fashion Week australian, një destinacion i ri i modës? Ndoshta. Të dielën më 15 maj, debutoi në Australi prezantimi i koleksioneve të pranverës në Sidnei dhe mes modeleve që u shpërngulën deri në Paqësor, njëra bëri të flitet shumë për veten. Bella Hadid. Motra e vogël e Gigi-t, që në fakt hapi dhe mbylli këtë show të markës Mischa. Një aventurë e vogël që ajo e paraqet në Instagram, duke postuar foto të backstage dhe gjatë sfilatës.

Një javë mode me një sukses në rritje

Prej disa sezonesh, java australiane e modës bën gjithnjë e më shumë që të flitet për të. Fillimisht për dizenjuesit e saj talenti i të cilëve ekspozohet dhe bashkohet me kalendarin e zakonshëm, Dion Lee sfilon në New York, Ellery në Paris…

Një famë që tërheq gjithashtu markat e mëdha. Më 20 maj, shtëpia Oscar de la Renta do të bëjë mbylljen e Fashion Week australian duke shfaqur sërish koleksionin e saj prenverë –verë 2016. Shpesh do të dëgjoni se ky është vendi që duhet të jeni!

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF