einxhel shkira

Einxhel Shkira-Floriana Garos: As mua s’më pëlqen jeta e degjeneruar që bëni ju fshehurazi - Stil Jetese
KreuStil Jetese

Einxhel Shkira-Floriana Garos: As mua s’më pëlqen jeta e degjeneruar që bëni ju fshehurazi

Tema e emisionit në “Opinion” për “Shqiptarët dhe modelet që zgjedhim”, bëri bashkë tetë të ftuar. Dy prej tyre ishin moderatoret Floriana Garo dhe Einxhel Shkira. Ato gjatë diskutimit u ndalën edhe te  modelet që mediat tona i prezantojnë shoqërisë. Në përpjekje për t’iu përgjigjur pyetjeve: Kush ndikon në opinionin publik? Kush mban përgjegjësi për këtë model jo të pranueshëm për shoqërinë etj., nuk munguan gjatë emisionit as kundërshtitë mes të ftuarave në mendime. Bukuroshja Floriana Garo u shpreh se, kur këngët bëhen thjesht për famë, kjo është një problematikë shumë e gabuar. Sipas saj, problematika kryesore nis nga pasqyrimi i medies, që nuk flasin as për ngjarje sportive, as për ngjarje që promovojnë vlera, të cilat duhet që ta ushqejnë audiencën. Model për të nuk duhet të jetë vetëm imazhi, por personazhi që promovohet të ketë edhe diçka brenda. “Kur dikush bëhet person publik, ka një përgjegjësi shumë të madhe, sepse nuk mund të jesh komplet vetvetja, duke bërë çfarë të duash”, shprehet Garo. Modelet e saj të jetës kanë qenë nga fusha e gazetarisë dhe kinemasë. Ndryshe nga kjo, Einxhel Shkira, shprehet ndër të tjera se, në këtë treg që janë bërë të gjithë përshesh, edhe modelet, që mund të prezantohen, si modele të këqij të momentit, në jetën familjare janë shumë të mirë, prandaj nuk duhet paragjykuar. Por diskutimi në emision nuk mjaftoi, bukuroshja Einxhel opinionin e saj të plotë e shkruajti disa orë më pas në profilin e saj në “Facebook”. Një shkrim që mesa duket i drejtohet Floriana Garos, duke e ironizuar për shembullin dhe moralin që bëri gjatë diskutimit në “Opinion”.

 

 

STATUSI  I PLOTË I EINXHEL SHKIRËS

“Dhe si gjithmon ne kete vendin tone te vogel te quajtur Shqiperi asgje nuk kalon pa u komentuar, diskutuar e share sigurisht..Por dua te ndalem nje cast te falenderoj te gjithe ata qe me kane ndjekur jo vetem mbreme por ne cdo shfaqje timen televizive, duke shprehur pelqimin e tyre nepermjet nje mesazhi, telefonate apo qoft dhe nje”Like”.

Madje dhe nese e bejn per tme ber qefin mua, une serisht i falenderoj sepse me dhan sado pak nga energjia dhe mendimet e tyre pozitive. Sa per pjesen tjeter te njerzve…qe i mbyt negativiteti jo vetem per se largu por dhe ball per ball,dua ti them sot ketu nepermjet kesaj hapsires time te vogel virtuale,qe po te isha nje persona qe intimidohem nga mendimet tuaja apo sulmet tuaja sdo isha fare ketu sot po do beja nai pune tjeter. Se dyti do ju thoja qe…Ju njoh mireee!!Ju njoh shummmmeee mire juve qe me dilni perball e aspironi per te qen”Shen Meria”duke me shitur moral,mua dhe gjithe atyre qe na ndjekin.Kur doni dhe ju ta shisni veten per shenjtore se di ci mbetet atyre qe jan me verte te tilla. Te besh vajzen e mire ne media eshte gjeja me e thjeshte ne bote, te mbash nje fjalim klishe me pergjigje standarte eshte metoda me e lehte per tu pergjigjur dhe ti thuash njerzve ate qe duan te degjojndhe vetem ate qe arrin te perceptojne eshte hipokrizia juaj me e madhe,madje dhe te behesh e keqe eshte lehte,por te jesh vetvetja ne 2016 eshte ber misioni me i veshtir ne kete bote! Ti perpiqesh me veten tende te sjellesh nje shembull shume te prekshem shume real dhe natyral,ndryshe nga pallavrat qe na jan shitur pafundsisht qe kur u ngjiz media ne trojet tona e deri me sot,por eshte totalisht e pamundur tia dalesh kur te duhet te hasesh me hipokrizin qe ka pushtuar cdo cep!!Une smund te them’nuk e njof’per nje mik timin qe dikush,me demek elitar,e quan antishembull apo antivler nderkoh qe me te ka ngren dreka darka,Une smund te mohoj egzistencen e dikujt qe tashme eshte nje fenomen ne trojet tona per te ren une ne sy te publikut si e kulluara ne norma e moral,se bej dot mbi te gjitha ne nje ambjent qe kam shkuar te flas per te… Pra ti po flet per te por nderkoh se njifke gjoja??!!Epo nese se njef me keq akoma per ty qe merr persiper te flasesh per dicka apo dike qe sia ke haberin!!!E kur sheh hipokritet te delirojne ne te tille grade e vetmja gje qe ndjej eshte te vjellll, po c’ti bej grimit se kam frik se me prishet aman. E poshte ketij grimit do me dali ajo fytyra e vertet qe po merakoseni kaq shume ju qe e kamufloj une me makiazh..Ska asgje per tu shqetsuar te dashur, se vec nja dy tre qukave e ndonje pucer njerzore ska ndonje te fsheht te madhe!Ndryshe nga ju te dashura”kolege”preferoj kte llacin qe ve ne surrat kur dal ne Tv sesa ate masken qe vini ju sa her ju duhet te shtireni per te ber vajzen e mire e te perkryer. Une sjam e perkryer e as dua te shes moral se ate qe kam e kam per veten time jo per boten, se ska ngel morali im ta peshoj bota masen e tij.. Jetoj jeten time si dua une e si tme doj qefi mua dhe asnjeher skam patur frik te them opinionet e mia.Asnjeher duke iu imponuar te tjerve asnjeher duke dashur te dukem me e zgjuara ne bote sepse as une sjam perfekte por te pakten per nje gje jam e qet,ne pasqyr e di ke shof dhe ne ekran shof serisht te njejtin person qe zgjohem cdo mengjes e fle cdo nate,VETEN TIME!! Prandaj se treti dua te theksoj per te gjithe ata qe paragjykojne ato cka them dhe bej,Une apo shume te tjere,qe sju pelqekan juve te dashura”intelektuhale”: As mua sme pelqen jeta e degjeneruar qe beni ju fshehurazi,as menyra si keni zgjedhur ju per te arritur aty ku jeni, as paftyrsia juaj madje as surrati juaj!!Por kurr se kam mar mundimin te flas per ju apo tju paragjykoj,madje as ju llogaris sepse emancipimi im eshte deri ne ate pike sa e quan humbje kohe vezhgimin,analizimin apo gjykimin e jetes se dikujt tjeter..Aq me pak tuajen qe seshte as humbje kohe por vrasje kohe!! Te duash ta ulesh tjetrin per te ngritur veten nuk eshte vetbesim por eshte nje munges e theksuar vetbesimi qe per fat te keq ju”te  dashura””princesha”e keni me shumiceee. Kjo eshte ajo qe shof une ne syt tuaj kur mundoheni tme nxirni keq,kjo eshte ajo qe nxjerin buzet tuaja sa her flisni kundra meje dhe kte percillni sa her hidhni posht punen time.

Sigurisht skam ber ndonje pune te madhe apo me rendesi sepse jo vetem qe ishte nje fillim per mua por as nuk eshte e lehte,sidomos te konkurosh ne nje treg me ju qe jeni aq te zonjat(ne gjithcka)Dini si ti arrini gjerat e une e shkreta spo me ecen fare… As duke nxjerr foto me rroba banjo as duke ber si tip e as duke u zhgerryer!ndoshta duhet te isha treguar dhe une e zonja si ju,por ctebesh kto gjera jan prirje,e une qe se kam talentin tuaj ne”ca gjera”,jam e denuar te torturohem me foto”sexy”neper plazh per te mar pak vemendje. Ne fakt po vdes per pak vemendje se gjith qellimi jetes time ai eshte.

Po ikni moj andej se me mire dal shes fara ne rruge sesa te bej punen qe beni ju e kompromiset qe beni ju per te arritur ate qe doni! Madje turp tju vij qe flisni e hidhni balt mbi punen e tjerve, mbi punen e atyre qe sakrifikojne shume per te arritur endrrat e deshirat e tyre, punen e atyre qe investojne leket e veta e jo te dashnorve apo sponsorave e turp tju vij qe gjykoni dike nga aparenca sepse qind her me mire te zhvesh trupin sesa ta shes ate sic keni ber, beni e do vazhdoni ta beni ju, se kshu jeni mesuar,ndryshe sbeni dot para!! E per ta mbyllur kete”leter”me opinionin tim,qe me grryente jo vetem gjate dites se sotme por gjate gjithe kohes qe kam nisur kete pune, por qe zakonisht smi len hapsirat ti shpreh. Dua te citoj shprehjen qe me tha babai im sot: “Rrin posht pishes e i genjen mendja se jan pisha, por e verteta eshte qe rrin nen hijen e pishes dhe as hija vet sju duket!!”

Ps: Po pata gabime drejtshkrimore ma beni hallall,se ndryshe nga”ca”une se quaj veten gazetare. Nje vajze e thjesht jam qe thjesht bej foto me rrobabanjo e me vjen ndonjehere te shkruaj ndonje gje idiote qe mendoj!”.

 

 

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF