Si janë bërë të famshme Jennifer Lawrence, Rihanna, Charlize Theron, Jennifer Aniston dhe Natalie Portman? - Celebrity
KreuCelebrity

Si janë bërë të famshme Jennifer Lawrence, Rihanna, Charlize Theron, Jennifer Aniston dhe Natalie Portman?

Jennifer Lawrence

Jennifer Lawrence ishte vetëm 14 vjeçe, kur i ra në sy një zbuluesi talentesh, ndërkohë që ishte për pushime në New York. Po atë javë Jennifer bëri një provë për një reklamë për gjalpin e kikirikut. “Më thanë që kjo ishte shfaqja më e mirë e dhënë nga një fëmijë 14 vjeç. Por mami më tha që gënjyen”.  Ka thënë Lawrence në lidhje me fillimet e karrierës së saj.

 

Rihanna

E vështirë ta mendosh, por njëherë e një kohë dhe Rihanna ishte një vajzë e zakonshme. Në 2003, producenti Evan Rogers dhe gruaja e tij ishin për pushime në Barbados. Një grup vajzash iu afruan dhe dhanë një shfaqe për të, duke qenë se e njohën. Midis vajzave ajo që bëri më shumë përshtypje ishte Rihanna. “Në momentin që doli Rihanna, për fat të keq vajzat e tjera sikur u zhdukën” – kishte pohur vite më vonë producenti për revistën “The Song Machine”.

 

Charlize Theron

Charlize Theron ishte një arkëtare në një bankë, në kohën kur e zbuluan. Fati deshi që ajo të kishte vështirësi në arkëtimin e një çeku, personi i të cilit do të bëhej më pas menaxheri i saj. Ai mbeti i entuziasmuar nga grinta dhe personaliteti i aktores së ardhshme.

 

Natalie Portman

10 vjeçarja Natalie Portman ndodhej me mamanë e saj në një piceri, ndërkohë që një agjent mode i u afrua duke i thënë se mund të bëhej modele. Vogëlushja u ndje e mrekulluar nga këto fjalë, megjithatë ajo kishte ide të qarta, donte t’i hynte aktrimit.

Jennifer Aniston

Historia më e lezetshme, ajo e Jennifer Aniston. Aktorja që tashmë ka arritur majat e karrierës, krejt rastësisht takoi presidentin e NBC Entertainment, Warren Littlefield në një benzineri. Ajo i kërkoi Littlefieldi-t disa këshilla se si mund të ecte përpara. Disa muaj më vonë, ishte vetë Littlefiedi që i ofroi rolin e Rachel-it te seriali “Friends” duke e bërë të njohur në të gjithë botën.

Sofia Vergara

Sofia ishte 17 vjeçe dhe ndodhej në plazh me prindërit, kur një agjent mode i kërkoi të bënte një foto. S’kaloi më shumë se një vit, dhe Vergara mori rolin e saj të parë. Edhe Sofia hoqi dorë nga modelingu për t’u bërë aktore. Roli më i njohur ai i Glorias në serialin “Modern Family”.

Katherine Heigl

Kur ajo ishte vetëm 9 vjeçe, tezja që kishte një sallon bukurie, iu lut të pozonte si modele për linjen e saj personale të produkteve për flokët. Dhe bukuroshja e vogël nuk humbi rastin. U zbulua nga një agjent mode, ndërsa shfletonte katalogun e përgatitur nga tezja.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF