Aktori Kevin Spacey kërkon falje për ngacmimet seksuale: Jam gay - Celebrity
KreuCelebrity

Aktori Kevin Spacey kërkon falje për ngacmimet seksuale: Jam gay

 

 

Ylli i serialit “House of Cards” Kevin Spacey, ka pranuar publikisht me anë të një postimi në profilin e tij Tuiter se është homoseksual, pasi për vite të tëra kishte refuzuar të fliste për orientimin e tij seksual. Deklarata e tij u bë pasi Anthony Rapp, aktori i “Star Trek Discovery”, e akuzoi se e kishte ngacmuar seksualisht në vitin 1986. Në atë kohë Rapp ishte 14 vjeç, ndërsa Spacey 26 vjeç. Aktori, fitues i çmimit Oskar kërkoi falje publikisht për sjelljen e tij të neveritshme.

Në një intervistë për “Buzzfeed News”, Rapp ka treguar se pasi kishte njohur Spacey-in , e kishte ftuar në një party në shtëpinë e tij. Ishte i vetmi djalosh i pranishëm në festë dhe duke qenë se po mëzitej ka shkuar në dhomën e gjumit të aktorit për të parë televizor. Aktori paska hyrë në dhomë, duke u ngjitur mbi krevat dhe duke iu afruar atij i ka bërë afrime seksuale.

Përgjigjia e Spaceyit nuk pritej: Kam shumë respekt dhe admirim për Anthony Rapp si aktor. Jam tronditur duke dëgjuar historinë e tij. Sinqerisht nuk e kujtoj atë episod që ka ndodhur 30 vjet më parë dhe që është frut i sjelljes së shkaktuar nga alkooli. Por nëse jam sjellë si ai thotë, i kërkoj ndjesë sinqerisht.

Aktori qartësoi edhe orientimine  tij seksual: “ Kjo histori mënxit që të tregoj më tepër rreth vetes sime. Në jetën time kam pasur raporte si me gra ashtu edhe me burra. Kam dashur dhe kam pasur takime romantike me burra të ndryshëm përgjatë jetës sime dhe tashmë kam vendosur të jetoj si një njeri gay.Dua ta përballoj këtë gjë ndershëmrisht dhe haptazi”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF