Ariana Grande ndahet nga Pete Davidson ditë para martesës, si qëndron e vërteta! - Celebrity
KreuCelebrity

Ariana Grande ndahet nga Pete Davidson ditë para martesës, si qëndron e vërteta!

“Ariana Grande dhe Pete Davidson i japin fund lidhjes së tyre”, ky ishte titulli që la pa frymë fansat e këngëtares dhe të komedianit! Të gjitha mediat online për disa orë zjenë nga ky lajm që sipas burimeve nuk është i vërtetë!!

Burime pranë Grande kanë thënë për “Gossip Cop” se Ariana është lodhur nga kjo marrëdhënie dhe do që t’i jap fund sepse nuk duron dot më të dashurin e saj.
Mendohet që këto të jenë fjalët ku është bazuar e gjithë thashethemnaja që rrethoi marrëdhënien e të sapo fejuarve .
Zhurmnaja u qetësua pasi përfaqësues të këngëtares kanë hedhur poshtë të gjitha zërat. Ka qenë menaxheri i saj, i cili ka treguar për “Radar Online” që planet e martesës vazhdojnë.
“Ata janë shumë të lumtur së bashku dhe mezi presin të jenë burrë e grua”, – ka thënë menaxheri.

Të gjithë ju fansa, qetësohuni! Ata janë bashkë dhe të dashuruar, të paktën edhe për ca kohë…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF