Justin Bieber shfaq probleme mendore - Celebrity
KreuCelebrity

Justin Bieber shfaq probleme mendore

Është e kuptueshme që Justin Bieber po kalon një periudhë jo edhe aq të mirë përsa i përket shëndetit të tij mendor. Pasi shpërtheu në lot gjatë përformancës së tij, këngëtari tani nuk pranon të bëjë foto me fansat e tij.
Me anë të një postimi të gjatë në profilin e tij në Instagram, artisti 22 vjeçar deklaroi që në rast se e shohin në rrugë, të mos i drejtohen për foto. Justin thotë se situata ka shkuar në një pikë ku njerëzit e trajtojnë si kafshë kopështi zoologjik dhe nuk duan fare t’ia dinë për të, as nuk e përshëndesin, vetëm i kërkojnë foto. Bieber kërkon që të kujdeset në këtë mënyrë për shëndetin e tij mendor, pasi mësohet se e e gjithë kjo situatë po ndikon shumë keq psikologjikisht tek ai.
Pra, nuk ëshë se thjesht po bën situatën dramatike kur flet për shëndetin e tij mendor. Këngëtari 22 vjeçar e mbyll mesazhin e tij duke thënë se nuk i ka borxh asgjë asnjeriu, pra edhe nëse dikush blen albumin e tij nuk do të thotë që mund të bëjë foto me të.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF