Triumfon në EBBA, Era Istrefi rrëmben çmimin e parë - Celebrity
KreuCelebrity

Triumfon në EBBA, Era Istrefi rrëmben çmimin e parë

Një tjetër shqiptare ka triumfuar në European Border Breakers Awards (EBBA). Pas Dua Lipës, e cila fitoi dy çmime, edhe këngëtarja Era Istrefi ka rrëmbyer një çmim mjaft të rëndësishëm.

Era ka fituar çmimin e parë si artistja më e suksesshme evropiane nga të rinjtë, suksesi i së cilës ka thyer kufinjtë. Era nuk ka qenë e pranishme për të tërhequr kupën, megjithatë asaj i është kushtuar e njëjta vëmendje si këngëtarët e tjerë të pranishëm.

Hiti “Bon Bon” do të mbetet padiskutim më i suksesshmi i saj, pasi pikërisht kjo këngë e bëri shqiptaren të njohur në disa vende të botës.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF