Era Istrefi konfirmon lidhjen: Jam shumë e lumtur - Celebrity
KreuCelebrity

Era Istrefi konfirmon lidhjen: Jam shumë e lumtur

Këto ditë është përfolur gjatë për lidhjen e Era Istrefi me menaxherin e saj, Faton Shoshi. Ndërkohë që deri tani nuk kishte patur asnjë reagim nga të dy palët, këngëtaraja ka vendosur t’ë jap një përgjigje.
Era ka dhënë një intervistë radion franceze “Cauet sur NRJ”, ku edhe ka performuar live për fansat e kësaj radioje.
“A ke të dashur?” ishte pyetja e prezantuesit francez Sébastien Cauet, së cilës Era iu përgjigj shkurt, “Po jam në një lidhje dhe jam shumë e lumtur”.
Mediat kanë raportuar se Era Istrefi është prej një viti në lidhje me menaxherin e saj, Fatos Shoshi, i cili dikur ka qenë edhe i dashuri i këngëtares Zanfina Ismajli.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF