KreuStil Jetese

Një chef-e që gatuan me aromat e kuzhinës shqiptare

Entiana Osmenzeza është një kuzhiniere me origjinë shqiptare, e cila aktualisht punon si chef-e ekzekutive e restorantin Se.sto on Arno në hotel Westin Excelsior, një prej më prestigjioze të Firences. Në një intervistë për median italiane ajo pranon se përpos faktit se kuzhina italiane është baza, kujtimet dhe aromat që i vijnë në mendje nga recetat shqiptare kanë po kaq rëndësi. Entiana vjen nga shkolla të shkëlqyera si restoranet e Gualtiero Marchesi, Fulvio Pierangelini, Alain Ducasse dhe René Redzepi. Kuzhina e saj ka teknika të pagabueshme dhe vjen si një përzierje e ndikimeve të Ballkanit dhe Mesdheut, të kombinuara me një kreativitet inovatov. “Është e vështirë të jesh kuzhiniere dhe grua, sepse ke gjithmonë diçka për të treguar dhe të ndryshon fizikisht për t’i rrezistuar lodhjes”-pohon ajo.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF