Femrat e bukura të jetës së Rocky 0 20

Në filmin e tij të shtatë të ‘Rocky’, ai i tregoi sërish botës plot knockout-e. Dhe të enjten në mbrëmje, Sylvester Stallone solli edhe tre të tjera në premierën botërore të ‘Creed’ në trajtën e tri bijave të mrekullueshme. Sophia, 19 vjeç, Sistine, 17 vjeçe, dhe 13-vjeçarja Scarlet shoqëruan babanë e tyre në Regency Village Theatre, Westwood, së bashku me nënën e tyre, Jennifer Flavin.

69-vjeçari nuk mund të ndihej më krenar se kaq, i rrethuar nga vajzat e tij të bukura. Më e madhja nga vajzat Sofia, shkëlqeu me një fustan të shkurtër të zi, ndërsa Sistine kishte veshur një model identik në ngjyrë të bardha. Më e vogla, Scarlet dukej mjaft e bukur në thjeshtësinë që i jep mosha me një fustan të kuq.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *