Rolling Hills Luxury Residences, Jetesa Elegante në Periferi

View Gallery
4 Photos
Rolling Hills Luxury Residences, Jetesa Elegante në Periferi

Rolling Hills Luxury Residences, Jetesa Elegante në Periferi

Rolling Hills Luxury Residences, Jetesa Elegante në Periferi

Rolling Hills Luxury Residences, Jetesa Elegante në Periferi

 

Blerja e një vile dhe largimi drejt periferisë është trendi i ri i jetesës në Shqipëri. Arsyet e zgjedhjes së një rezidence banimi në periferi janë qetësia, ajri i pastër dhe gjelbërimi. Arsyet e përzgjedhjes së komunitetit të banimit janë siguria, komoditeti dhe eleganca.

Rolling Hills Luxury Residences është një projekt ëndrrash me vila luksoze që ndërthur komoditetin, elegancën, sigurinë dhe kushtet e larta të jetesës, i cili ndodhet në Lundër, 6

Rolling Hills Luxury Residences përmban 122 vila luksoze të tre tipave, të cilat variojnë në madhësi nga 600 m² deri në mbi 1500 m² dhe sipërfaqe trualli 500 deri në 700 m². Falë suksesit të projektit dhe kërkesës së lartë për të pasur një vilë në Rolling Hills Luxury Residences, është menduar të zgjerohet investimi duke parashikuar ndërtimin e 11 vilave të reja me sipërfaqe 270 m² deri në 320m² dhe sipërfaqe trualli nga 500 m² deri në 700 m².

Kompleksi ofron Rolling Hills Club House në shërbim të të gjithëve, si edhe Rolling Hills Park Rekreativ prej 16.000 m² ku përfshihen pista vrapimi, fusha sporti, ambiente për fëmijë dhe sipërfaqe të përbashkëta argëtimi për të përmirësuar jetesën në komunitet.

Arkitekturë e Veçantë

Ajo çfarë e diferencon rezidencën Rolling Hills Luxury Residences, është fakti se studioja prestigjioze amerikane “Three” ka sjellë një veçanti të stilit arkitektonik, mbështetur në arkitekturën neoklasike franceze, trajtuar me një frymë të re dhe të freskët. Arkitektura e vilave pasqyron një sens bukurie të përjetshme dhe elegancë spontane.

Pranë Natyrës

Masterplani i kompleksit është zhvilluar në përshtatje me relievin e kodrinave, duke i mundësuar çdo vile të përfitojë nga pamja mahnitëse që ofron zona. Rezidencat shtrihen kryesisht përgjatë kodrinës dhe integrohen me terrenin dhe gjelbërimin përreth.

Komunitet i Përzgjedhur

Rolling Hills Luxury Residences është më i preferuari, jo vetëm nga personalitete shqiptare të të gjitha fushave, por edhe nga përfaqësues të shumtë të trupit diplomatik në Tiranë, të cilët i kanë parë këto vila shumë tërheqëse për të blerë ose për të jetuar me qira. Aktualisht, në kompleksin Rolling Hills Luxury Residences kanë gjetur komoditetin e kërkuar përfaqësues të biznesit vendas dhe të huaj. Në këtë komunitet, që mbetet më i përzgjedhuri, hyrje-daljet monitorohen nga profesionistë 24 orë në ditë, 7 ditë të javës.

Afër dhe Larg

Larg zhurmës dhe kaosit të kryeqytetit, por shumë pranë qendrave të shërbimit, Rolling Hills Luxury Residencës ndodhet 500 metra larg qendrës tregtare më të madhe në rajon TEG si dhe në afërsi të disa institucioneve prestigjioze për shkollimin e fëmijëve të tyre.

Pra, banorët e këtij komuniteti mund të përfitojnë nga shërbimet, facilitetet dhe format e argëtimit që ofrohen.

—-

Rolling Hills Luxury Residences, i pari komunitet rezidencial i këtij tipi në Shqipëri dhe më i miri si standard ndërtimi, është një investim i grupit BALFIN, ndërtuar nga kompania “Mane TCI”. Ky kompleks elegant dëshmon risinë e konceptit të komunitetit me ambiente të përbashkëta argëtimi, rekreacioni dhe rregulla të forta sigurie.

Për të blerë një vilë në Rolling Hills Luxury Residences ofrohen edhe lehtësira nëpërmjet planit të financimit deri në 60 për qind të vlerës së vilës.

 





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.