Çanta Charlotte nga Halaby, një xhevahir i vogël

Janë elegante dhe të sofistikuara, skulptura të vogla xhevahiresh për t’u mbajtur me vete. Çdo çantë e Halaby fsheh në vetvete sharmin e kohëve të shkuara, duke mbajtur një ekuilibër estetik dhe shumë kontemporan.

Për pranverë 2016, marka e re propozon Charlotte Bag në kujtim të Charlotte Brontë, e njohur për romani Jane Eyre, pikërisht në kujtim të 200-vjetorit të lindjes së shkrimtares. Në një epokë kur feminizmi ishte ende i panjohur, personazhet e Charlotte sfidonin patriarkalizmin e imponuar nga shoqëria. Dhe pikërisht në nder të kësaj force shpirtërore dhe dëshire për pavarësi femërore që stilisti mendoi të dizajnonte Charlotte bag.

Çanta ka një stil të guximshëm, por elegant me karakteristika të dallueshme nga të tjerat. Evokime të mrekullueshme nga era viktoriane krijojnë një kontrast mjaft të bukur me dizajnin modern.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *