Samsung Galaxy S7 / S7 Edge shndërrohen në… lingota floriri!

Tashmë është bërë një traditë, modelet më të mira të markave më të mëdha të smartfonëve pasi publikohen, menjëherë një nga ndërmarrjet e objekteve të luksit i shndërron ato në lingota floriri.

Edhe smartfonët Samsung Galaxy S7 dhe S7 Edge nuk i shpëtojnë kësaj rregulle. Është kompania britanike “Truly Exquisite” që ka marrë përsipër nëpërmjet artizanëve të saj t’i shndërrojë këta dy smartfonë në vepra të argjendarisë.

“Truly Exquisite” ofron smartfonët Samsung Galaxy S7 dhe S7 Edge në tre versione, flori 24 karat, platin ose flori roz 18 karat. Për ata që duan të porosisin një nga këta smartonë do të përfitojnë gjithashut një Gear VR dhe një pllakë të karrikimit wirles origjinal samsung. Dërgimi është falas në të gjithë botën dhe çmimet fillojnë nga 2150 euro.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *