“Do të doja të imitoja Kastron”

Nga Sidorela Lepri

Performanca e tij javën e shkuar në formatin televiziv “Your face sounds familiar” ishte tepër emocionuese, ndërkohë që të gjithë kishin dyshime nëse ai do të ngjitej apo jo në skenë, pas humbjes së nënës. Por Kastro ia doli të na emociononte. Në një intervistë për BORDO, ai rrëfen për angazhimin e tij në këtë format, konkurrentët, personazhet që ka intepretuar dhe ato që do të donte.

Performanca juaj e javës së kaluar ishte vërtet emocionuese, duke marrë parasysh që u ngjitët në skenë pas humbjes së nënës. Na tregoni pak për ndjesitë e asaj nate?
Në fakt isha me shumë emocione dhe dilema për të dalë ose jo. Por në fund vendosa që po, sepse mami e ndjerë do të donte që unë të dilja. Për respektin e saj, mblodha forcat dhe dola.

Ju njiheni për natyrën tuaj kontroversedhe të qenurit vetvetja. Si është të dilni në skenë në imazhin e një tjetër artisti?
Në fakt duke pasur dhe eksperienca në aktrim, unë e shijoj shumë. Pastaj, duke ditur natyrën time me shumë personalitete, e bëj thjesht dhe natyrshëm.

A mendoni se ky është formati i duhur që nxjerr në pah cilësitë e tua?

Nëse është iduhuri nuk e di, por di që më jep një tjetër dimension dhe eksperiencë për t’u shënuar në CV.

Në petkun e cilit personazh që keni interpretuar deri më tani ndiheni vetvetja?

Performanca e fundit si mariachi më pëlqeu shumë, por nuk distancoj asnjë, sepse atë që bëj e shijoj. E kam marrë me shumë sportivitet. Nuk flakëroj për garën.

Ka ndonjë personazh të preferuar që do të donit të interpretonit?

Në fakt kam disa, por i dorëzohem faktit të shortit. Mëgjithëse do të më pëlqente të imitoja Kastron.

Cilin nga personazhet e shihni si konkurrent të fortë?

Të gjithë janë të fortë në mënyrën e tyre. Jemi një grup artistash që i respektoj të gjithë. Nuk shoh konkurrencë, sepse nuk më intereson kush e fiton, qoftë dhe unë.

A e shihni veten fitues?

Nëse publiku do të më vlerësojë edhe sikur të dal i fundit, unë jam fitues.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *