Diamanti blu Oppenheimer me një vlerë rekord! 0 130

Diamanti blu i njohur me emërtimin e “Oppenheimer Blu” pritet të dalë javën e ardhshme në ankand në Gjenevë duke u cilësuar si diamanti më i shtrenjtë në botë, sipas Zyrës së Ankandeve “Christies”.

Ky gur i çmuar, me një ngjyrë blu të shndritshme i vendosur në një unazë peshon 14,62 karat është vlerësuar midis vlerës 38 në 45 milionë dollarë dhe pritet të dalë në shitje më 18 maj.

Ai është klasifikuar në kategorinë “Fancy vivid Blue”, me ngjyrën më të veçantë në rangun e diamanteve blu.

“Ky është një diamant i mrekullueshëm, me një bukuri të rrallë, i cili mendohet të arrijë një çmim rekord”, deklaroi për median Jean-Marc Lunel, ekspertet i bizhuterive Christies.

Çmimi rekord i tanishëm për një diamant blu mbahet nga “Blue Moon Josephine”, prej 12,03 karat i cili u shit për 48,4 milionë dollarë, nga një manjat i Hong-Kongut, Joseph Lau, në nëntorin e vitit 2015 në Gjenevë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *