KreuCelebrity

Bikini, historia e madhe e një veshje të vogël!

Krijuar më 1946 nga Louis Réard, kjo veshje e mbajtur nga Brigitte Bardot filloi karrierën e vetë në Croisette të Kanës. Aktualisht është modeli më i preferuara në plazhrat tona.

Ekziston një klishe e paharueshme e një prenvere 1953 në Croisette gjatë edicionit të gjashtë të Festivalit të Kanës. Brigitte Bardot, 19 vjeç, është martuar me Roger Vadim një vit më parë dhe naiviteti i saj inkandeshent është duke e bërë atë yllin për të cilën e gjitha bota do të flasë, duke eklipsuar Sophia Loren dhe Gina Lollobrigida.

Ajo ka veshur një bikini me lule në formë hoje bletësh, dy copa rrobe që mbulojnë pjesët intime… Dhe Zoti… krijoi femrën! Duke marrë emrin e çuditshëm të një ishulli të vogël në Paqësor ku amerikanët praktikojnë teste bërthamore, kjo veshje për plazh është një shpikje franceze.

Në vitin 1946, në Paris, një prodhues kostumesh palzhi, Louis Réard, prezanton bikinin gjatë festës së ujit, në pishinën shumë selektive Molitor. Por pa dyshim shumë përparimtare për kohën, ky prototim, i keq realizuar nuk i intereson askujt. Pas luftës së dytë botërore, Biki shpërthen.

Kjo klasike verore ia dedikon famën e saj një seks simboli ende jo shumë të njohur, Brigitte Bardot. Ndërkohë që në SHBA Marilyn Monroe dhe Jayne Mansfield popullojnë këtë modë të plazhit, Belgjika, Spanja dhe Italia e ndalojnë veshjem duke e gjykuar si të turpshme. Ndërsa Franca e autorizon në pjesën Mesdhetare por e ndalon në anën e Atlantikut.

Vitet ’60 i përkasin rinisë së artë dhe shoqëria e lartë fillon ta përshtasë këtë emblemë të re në Saint Tropez dhe në rivierën franceze. Por në plazhërat familjare të klasës së mesme, ende nuk bëhet fjalë të vishte kjo “itsi bitsi tini ouini, tout petit, petit, Bikini” e kënduar nga Dalida në shtator 1960, përshtatur nga André Salvet dhe Lucien Morisse nga një këngë amerikane.

Dy vite më vonë, Ursula Andress vesh veshjen më të famshme të kinemasë në filmin e James Bond “Dr. No.”, ky imazh goditi shpirtërat, sepse ndonëse gjysmë nudo, femra është pushtuese, e armatosur me një thikë dhe e pajisur me dituri shkencore.

Më pas kinemaja do të pushtohet nga kjo veshje, por jo vetëm, e gjithë bota do ta përshtasë në shkallë aq të gjerë sa që sot është e paimagjinueshme të mendosh se dikur ka qenë e ndaluar.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF