Kadare merr titullin prestigjoz “Komandant i Legjionit të Nderit”

Presidenti francez, Francois Hollande do t’i dorëzojë sot shkrimtarit Ismail Kadare, titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”, që iu akordua pak muaj më parë. Ceremonia do të zhvillohet në orën 18:00 pasdite në pallatin presidencial “Élysée” në prani të një rrethi të ngushtë personash të ftuar.

Kjo është një ngjarje e rrallë, që vetë presidenti francez ta dorëzojë këtë titull, të cilin zakonisht e dorëzojnë përfaqësues të tjerë të pallatit, por edhe në rastet kur çmimi dorëzohet nga presidenti, ceremonia zhvillohet për disa personalitete në grup. Por ky eveniment është gjithashtu i veçante sepse është shumë e rrallë që këtë titull ta fitojnë autorë të huaj, që nuk janëë francezë.

Pas ceremonisë, në ambientet e Pallatit Presidencial do të organizohet edhe një koktejl për të ftuarit, gjithashtu një rast i rrallë dhe një respekt që duket se presidenti francez e bën për shkrimtarin shqiptar.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *