Mediat serbe tërbohen për suksesin e këngëtareve shqiptare: Ato po pushtojnë botën!

Deri kohët e fundit asnjë këngëtare nga gadishulli ballkanik nuk ka arritur të bëj karrierë ndërkombëtare në skenat e mëdha botërore të muzikës. Kështu e nis një shkrim gazeta më e madhe beogradase, Blic, raporton Telegraf, e cila thotë se situata tashmë ka ndryshuar në saje të këngëtareve nga Kosova dhe Shqipëria.Gazeta më tutje shkruan se katër këngëtaret shqiptare po pushtojnë mediat botërore, ku këngët tyre po thyejnë rekord shitjesh.E para që ka bërë bujë të madhe në botë është Rita Ora, e cila bashkëpunon me Jay-Z. Më pas erdhi Bebe Rexha, e cila ka shkruar tekstin e hitit më të madh të Rhannës “Monster”. Dhe në fund, Dua Lipa dhe Era Istrefi po pushtojnë tregun botëror muzikor.

Rita Ora

Gjithçka filloi me Rita Orën, e cila ka lindur në Prishtinë, por si fëmijë me familje u zhvendos në Britani të Madhe. Edhe pse shumë rrallë u kthye në vendlindjen e saj, ajo gjithmonë ka thënë se është krenare me origjinën kosovare. Në fillim të karrierës së saj u cilësua si pasardhësja e Rihannas. Shumë pak prej jush nuk i kujtohen hitet e saja të tilla si I Will Never Let You Down, Body On me, R.I.P dhe shumë të tjera.

Bebe Rexha

Bebe Rexha është vetëm 26-vjeçare, ka qenë prej kohësh në industrisë e muzikës globale, por së fundi ka tërhequr vëmendjen e publikut të gjerë. Ajo ka lindur në New York dhe prindërit e saj janë shqiptarë nga Dibra e Maqedonisë. Emri i saj i vërtetë është Bleta. Bebe shkroi një nga hitet më të mëdha të Rihannas, “Monster”, të cilën e solli në bashkëpunim me reperin amerikan Eminem, si dhe yjeve të tjera të shumtë, duke përfshirë edhe D.J. David Guetta. Ajo është e njohur edhe për këngën “No Broken Hearts”, të cilën e solli në bashkëpunim me Nicki Minaj.

Dua Lipa

Dua ka lindur në Londër, por prindërit e saj janë shqiptarë nga Kosova, të cilët e lënë Prishtinën gjatë viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar. Babai i saj është këngëtar i njohur i rokut në Kosovë, Dukagjin Lipa. Vitin e kaluar ajo ka publikuar këngën e parë, e cila ka marrë mbi 40 milionë klikime në YouTube. Këtë vit do të publikojë albumin e saj të shumëpritur debutues. Ajo është krahasuar me Lana del Ray, ndërsa ka publikuar deri më tani disa këngë mesin e tyre edhe hitet Be The One, New Love dhe së fundi po korr suksese me Hotter Than Hell.

Era Istrefi

Ajo është vetëm 21-vjeçare dhe ka lindur në Prishtinë, ndërsa ka tërhequr vëmendjen e medieve botërore. Kënga “Bonbon” tërhoqi shumë vëmendje, ndërsa është mbështetur edhe nga aktorja Chloe Grace Moretz, e cila paralajmëroi të gjithë se duhet të kenë kujdes nga këngëtarja kosovare. Nëna e saj, Suzana ishte këngëtare e viteve të 90’ të shekullit të kaluar. Edhe motra e saj, Nora ka një karrierë të suksesshme, ku ka publikuar katër albume muzikore. Dy vjet më parë, Era u kritikua nga publiku serb shkaku i një videoklipi, i cili u regjistrua në kishën ortodokse në Prishtinë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *