KreuStil Jetese

“Forbes”: Angela Merkel gruaja më e pushtetshme për vitin e shtatë radhazi

Angela Merkel konfirmohet për vitin e shtatë radhazi si gruaja me e pushtetshme në botë. Hillary Clinton, kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë, fiton medaljen e argjendit, ndërsa ajo e bronxit i shkon Janet Yellen, presidente e FED-it (Banka Federale Amerikane).

Revista prestigjoze amerikane “Forbes” ka përpiluar një listë me femrat më të pushtetshme në botë ku pavarësisht sukseseve të tyre, gratë vazhdojnë të pozicionohen largë nga pozicionet komanduese.

“Sipas një hetimi të Catalyst femrat përfaqësojnë vetëm katër për qind të drejtorëve të përgjithshëm të kompanive të kuotuara në S&P 500. Dhe zënë vetëm 25 për qind të pozicioneve menaxuese në këto kompani”, thekson Forbes, por duke vërejtur gjithashtu një ndryshim të kësaj tendence.

Nga viti 2005 numri i femrave lider në politikë, presidente apo kryeminsitre, të një vendi është dyfishuar.

Në botën politike, Merkel vazhdon të dominojë e vetme, ku “Frobes” shkruan se “nëse ka një lider të vetëm në gjendje të sfidojë vështirësitë ekonomike dhe politike të BE-së është Angela Merkel”.

Hillary Clinton është gruaja e dytë me e pushtetshme në botë dhe nëse do të zgjidhet presidente, do të jetë një eveniment historik.

Yellen, është e treta në klasifikim si gruaja me e pushtetshme në botën e finacave, duke u ndjekur nga Melinda Gates, Mary Barra, Christine Lagarde, Sheryl Sandberg, Susan Wojcicki, Meg Whitman dhe Ana Patricia Botin.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF