Alketa Vejsiu takon blogeren dhe fotografen e famshme Zhana Bianca 0 307

Alketa Vejsiu ndodhet këto ditë në jug të Francës, ku është takuar edhe me blogeren dhe fotografen e njohur Zhana Bianca.
“Zhanna Bianca ka qenë një ëndërr për mua ta takoj këtë fotografe dhe bloggere unike që ndan ngjyrat dhe parfumet e jetës dhe që më ka frymëzuar! Në një set të paparë fotografik për një projekt të veçantë! Fotografja e talentuar e @voguemagazine @dior @pincopallino @ferragamo etj, etj. Ndiqni profilin çfare stili class ka”, ka shkruar Alketa në Instagram.
Sikurse e tregon edhe vetë prezantuesja e spektakleve në Tv Klan, një projekt i veçantë është ai që e ka bashkuar me Zhana Bianca.
Zhana Bianca është e njohur për fotografi të famshme të kopertinave dhe markave prestigjioze Vogue, Dior, Ferragamo, Pinco Pallino, Levi’s, Diesel, etj.
Momentalisht Alketa dhe Zhana, ndodhen në luginën e Provance-s, e cila është ndër më të mëdhatë në botë për plantacionet e lules aromatike të Livandos.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *