Vazhdon përplasja, ja si hakmerret TCH ndaj Noizyt

Duket si një luftë e hapur ajo mes Top Channel dhe reperit Noizy. Lufta e nisur pas mungesës së Noizyt në ndarjen e çmimeve Top Aëards duket se po vijon ende. Nuk dihet arsyeja përse Noizy zgjodhi të mos shkojë në ndarjen e çmimeve por pas debatit virtual me Ledion Liçon Top Channel ka nisur të mbajë qendrim ndaj këngëtarit. Në renditjen e fillimqershorit Noizy ishte në krye të renditjes me tre këngë, por tani ai nuk rezulton as në 20-shen e parë. Këngët e Noizyt nisën të binin në renditje javë pas jave deri sa ai tashmë nuk figuron më në renditje. Reperi nuk ka reaguar lidhur me këtë gjë, por bën çudi pasi këngët e tij janë ndër më të dëgjuarat në Youtube ndërsa Top Channel nuk i vendos në renditjen e këngëve më të mira.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *