“Balkan Teatër Tirana Fest” në Teatrin Kame

Teater Kame, në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar organizojnë “Balkan Teatër Tirana Fest”, i cili do të mbahet në Teatrin Kame në Ibë nga data 29 gusht deri 4 shtator.

Në edicionin e këtij viti marrin pjesë trupat nga Rumania, Bosnja-Hercegovina, Shqiperia, Maqedonia, Bullgaria, Kosova, Greqia.

Festivali i konceptuar edhe si një takim midis fqinjësh do të jetë rasti për njohjen jo vetëm me teatrin e vendeve ballkanike përkatëse si urë lidhëse, por edhe të kulinarisë, muzikës dhe shpirtit të përbashkët ballkanik në një atmosferë festive duke promovuar vlerat  më të mira dhe duke i dhënë një shtysë turizmit kulturor, sezonal, kulinar dhe muzikore…

Për të gjitha shfaqjet që do të zhvillohen hyrja është falas. Gjatë ditëve të këtij festivali çdo ditë do t’i kushtohet një shteti me teatrin, kulinarinë, muzikën dhe festën.

Juria e festivalit përbëhet nga President Bujar Kapexhiu , regisor,  Sesilia Plasari dramaturge, Arjan Çani gazetar dhe Olta Gixhari, aktore.

Kalendari i shfaqjeve që do të performohen :

Shqipëria në 29 gusht ora 20:00

Komedia ‘Një jetë me ty”, autor dhe  regjisor : Erion Kame – Aktoret: Romir Zalla, Suela Bako, Vilma Hodo
Ai dhe ajo janë një cift i ri të sapomartuar. Në një formë të re rrëfimi skenik, ata tregojnë historinë e tyre. Por ata e tregojnë ndryshe nga nga njëri tjetri dhe kjo i jep nota komike kësaj pjese. Situata e tyre komplikohet kur hyn ne lojë vajza e fotokopjes…

Bullgaria: 30 gusht ora 20:00

“Të gjithë mbi tavolinë”-  Teatri “Lyubomir Kabakchiev”, Autor : Charles Bukowski   Regjisore : Ana Bateva    Aktor : Vasil Duev

Kur Henry Chinaski qëndron prapa arkivolit të babait të tij të vdekur, ai nuk e di se nata e gjatë e rrëfimit po vjen.
Rrëfimi i cili do të bëhet për krijimin e një vetë-vlerësim të jetës së tij personale. Vetë-vlerësimi i një të vdekuri të gjallë, i cili është në kërkim të vetvetes. Por çfarë është ajo gjë që do ta ngjallë personalitetin njerëzor te Henry?
Atë njeri i cili ka ndjekur ëndrrat e tij para se të përthithej nga “SISTEMI”, i cili dikton rregulla tjera?
Dhe, a është i mundur zgjimi kur ju me lehtësi keni heqë dorë nga jeta?

Maqedonia : 31 gusht ora 20:00

“Zonjusha Xhulia”,  Teatri FABRIKA Shkup me Teatrin Dramatik  të Shkupit
Autor : August Strindberg   Regjia:  Xhorxhi Rizeski   Aktrojnë: Mia Kantarexhieva , Teoman Maksut, Emine Hallill
Vajza e kontit Julie, që është në humor për qef dhe flirtime, futet në bodrumin e shërbëtorit të saj Jean dhe të fejuarës së tij Christine, e cila është dhe kuzhinierja e familjes së kontit.. Që nga fillimi ne mund të shikojmë natyren flirtruese dhe të lirë të zonjushës Julie. Pasi Christine shkon për të fjetur, disa lojëra dashurie fillojnë dhe një plan i vazhdueshëm zhvillohet ndërmjet ambicieve dhe suksesin e kërkuar për shërbetorin Jean dhe motrën e tij, e cila dëshiron të largojë nga familja e saj, traumat e vazhdueshme, të cilat e mbysin drejt fundit të saj.

Bosnja : 1 shtator ora 20:00

“S CIME, S K EU?”  Teatri,  Tuzëll, Autor – Regjizor – aktor : Dragan Tesic

Flet për një varg temash të njohura në politikë, ekonomi, marrëdhëniet njerëzore, ndikimet e pushtetit, dhe përshkruan pozicionin e një njeriu të vogël në kuadër të këtyre ndryshimeve të shoqërisë. Autori gjithashtu thekson të gjitha gjërat qe BIH ka të përbashkëta me vendet e tjera të Ballkanit me një histori rreth barinjve dhe deleve, me shakat në llogari te vet, permes tregimeve te ndihmes humanitare gjatë luftës, dhe se si ju mund të ndaheni me BiH, por për të gjithë jashtë saj,  eshte vetëm një qytetar i Bosnjës dhe Hercegovinës.

Kosova : 2 shtator, ora 20: 00

“Për të vërtetën” –  Teatri i Qytetit “A. Hasani” Autor: Haqif Mulliqi – Regjia: Agron Gërguri  –
Aktor: Ismet Azemi, Sindi Çitaku, Tringa Hasani, Muhamet Zeka

Drama “Për të vërtetën” ka katër personazhe : Gjoni, Kristina jetojnë ndërsa Andronika ka vdekur ndërsa Arti është ide – projeksion i Gjonit. Gjoni dhe Kristina veprojnë në kohën aktive të shfaqjes. Gjatë shqyrtimit të jetës në një pension pleqsh Gjoni dhe Kristina mundohen ta ri gjejnë veten atje ku kanë munguar. Në dashuri. Në betejë me kohen mundohen ta kapin fijen e këputur të dashurisë. Marrëdhënia e tyre krijon dilemën a duhen Gjoni e Kristina me të vërtetë apo vetëm duan t`i japin një dimension tjetër dashurisë, duke e endur në kohë psikologjike sepse koha reale ka ikur tashmë.  Kjo dilemë i jep tension dramatik pritjes me plotë dyshime për të nesërmen, ngase në të djeshmen e Gjonit është Andronika e cila vije si fiksion për të krijuar trekëndëshin e grua – burrë – grua i cili shkon përtej reales, por zbërthen një natyrë njerëzore e cila është e pashtershme…

Rumania: 3 shtator ora 20:00

“Gruaja …. si fushëbetejë”, Kompania teatrore “Teatru Acum” , Autor: Matei Visniec – Regjia: Laszlo Vadas – Aktor: Dana Bonţidean, Ionuţ Constnatinescu

Autori i dramës “Trupi i gruas si fushëbeteje”, Matei Visniec, në një prononcim të tijin në qershor të vitit 2014, thotë se këtë pjesë e shkroi në vitin 1996 “, i ndikuar me atë që ka ndodhur në ish-Jugosllavi, ku mijëra gra janë përdhunuar në kontekstin e luftës. Por, drama e grave të dhunuara në fushëbetejat e planetit, për fat të keq, po përsëritet në çdo zjarr të madh, çdo luftë etnike. Ngaqe janë këta ushtarë të pashpirt dhe  të poshtër të cilët e luftojnë kundërshtarin e tyre me goditje të ulëta. Për shkak se për shumicën e njerëzve pikë e ndjeshme individuale janë shpesh familja, gruaja, nëna, motra dhe fëmijët. Ose, shpesh, përdhunimi ishte një strategji ushtarake, të paktën e tillë ishte në luftën etnike në Bosnje, për të cilën kam njohuri nga informatat e përcjella në ato vite në Radio France Internationale …” thotë Matei Visniec.

GREQIA : 4  shtator ora 20:00

“Kaçaku”, Autor: Dhimitris Maniatis – Regjia: Stamatis Kraunakis – Aktor: Paskalis Tsaruchas

Në një hapësirë të papërcaktuar kohore, “Kaçaku” shfaqet si një personazh i jashtëligjshëm, kontradiktor dhe i shumanshëm. Me një fjalor  që buron nga toka ku është rritur shpreh dashurinë, urrejtjen, zilinë dhe gjëmën! Një figurë e përflakur që na tregon historinë e saj, variantin e vetë mbi Historinë. Një mohues i rendit që u dënua nga njerëzit sepse zgjodhi lirinë pa kufij.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *