Vështirësi të zgjoheni nga gjumi?

Disa njerëz e kanë shumë të vështirë që të zgjohen herët në mëngjes. Por, ka edhe zgjidhje për gjumashët…!

Ajo që ju duhet të bëni është të ndiqni këto këshilla për të paktën 2 javë dhe shumë shpejt ju nuk do ta keni problem që të ngriheni herët në mëngjes. Sipas studiuesve, këto këshilla janë mjaft të dobishme dhe efektive.

Gjeni një arsye të mirë për t’u zgjuar herët- Para se të shkoni për të fjetur kontrolloni edhe njëherë listën e aktiviteteve që keni planifikuar për ditën e ardhshme. Riorganizoni planet tuaja në mënyrë që punët më të vëshira t’i keni përfunduar deri në mesditë. Do të vini re disa ndryshime pozitive në aftësitë tuaja për të menaxhuar. Gjithashtu, do të vini re se do të jeni më produktiv, pasi mëngjesi është koha më e mirë për të kryer veprimtaritë tuaja.

Mos e shtyni alarmin- Nëse ka rënë alarmi për t’u zgjuar, mos kërkoni edhe 10 minuta të tjera për të fjetur. Ngrihuni menjëherë, pasi në të kundërtën ju do bini në një gjumë të thellë dhe do harroni të zgjoheni pas 10 minutash.

Flini mjaftueshëm- Nuk mjaftojnë 4 orë gjumë për të qenë aktiv dhe plot energji gjatë ditës. Duhet të bëni 6-8 orë çdo natë.

Nëse zgjoheni më shpejt, ngrihuni nga krevati- Nëse e keni vënë alarmin në 06.00 dhe u hapen sytë në 05.40, mos kërkoni të flini edhe 20 minuta, por ngrihuni menjëherë nga krevati.

Zgjohuni çdo ditë në të njëjtën orë- Edhe nëse jeni pushim dhe nuk keni asnjë plan, duhet të ngriheni, pasi në këtë mënyrë trupi dhe truri juaj do të mësohen më mirë.

Bëni disa hedhje- Provoni të bëni disa hedhje pasi jeni ngritur. Hedhjet do u ndihmojnë që t’u dalë gjumi.

Hapni dritaren- Hapni dritaren pasi jeni ngritur. Më mirë do të ishte nëse dilni në ballkon dhe merrni ajër. Merrni frymë thellë dhe shumë shpejt do ta shihni se gjithçka është më e qartë.

Pini një gotë ujë- Mirë do ishte që në gotën e ujit të shtonit limon dhe mjaltë.

Hani një mëngjes të mirë- Shmangi ushqimet me yndyrë dhe pijet me shumë sheqer, pasi ndikojnë në stomak dhe shkaktojnë marrje mendsh. Mëngjesi juaj duhet të jetë i shijshëm dhe i shëndetshëm në të njëjtën kohë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *