Reagon Samsung pas pakënaqësive për Galaxy Note 7

Pas disa raportimeve për pakënaqësitë të produktit të fundit të Samsung, Galaxy Note 7 kompania e fuqishme ka bërë verifikimet e duhura dhe ka marrë masat ndaj problemeve që ishin hasur. Më poshtë deklarata për shtyp e kompanisë Samsung.

“Njoftim për shtyp në përgjigje të rasteve të raportuara për Galaxy Note 7

Tiranë, 3 Shtator 2016 Samsung ka përkushtimin për të prodhuar gjithmonë produkte sipas standardeve më të larta dhe ne trajtojmë me seriozitet çdo incident të raportuar nga klientët tanë të vyer. Si përgjigje ndaj rasteve të raportuara së fundmi për problemet me Galaxy Note7, ne kryem një investigim të plotë dhe gjetëm një problem me baterinë.

Deri më sot, (1 Shtator 2016), janë raportuar 35 raste të raportuara në gjithë botën dhe aktualisht ne po drejtojmë një inspektim të plotë me furnitorët tanë për të identifikuar në treg bateri që mund të jenë të ndikuar nga ky problem. Sidoqoftë, për sigurinë e klientëve tanë, gjë të cilën e kemi prioritet, ne kemi ndalur së shituri Galaxy Note 7.

Ne jemi të ndërgjegjshëm që kjo mund të sjellë një situate jo konveniente në treg, por po e bëjmë për t’u siguruar që Samsung të vazhdojë të shpërndajë produktet me cilësinë më të lartë për klientët tanë.”

 

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *