Michelle Obama: Jam krenare për vajzat e mia!

Zonja e parë, Michelle Obama, flet për vajzat e saj, duke i cilësuar si “gra të vogla inteligjente”, por nuk fsheh shqetësimin për lamtumirën që duhet t’i japin Shtëpisë së Bardhë, që për ato do të mbetet përgjithmonë shtëpia ku kanë kaluar fëmijërinë e tyre: Nuk do të mund të trokasin më në këtë derë dhe të thonë: A mund të shikoj dhomën time?

Ndërsa fushata elektorale për zgjedhjet presidenciale amerikane është në kulmet e veta, dhe fictioni politik që është krijuar shtyn imagjinatën për një dorëheqje të Hillary Clinton për motive shëndetësore, familja Obama po përgatitet që të transferohet.

Ajo çka i pret është një vilë me 9 dhoma dhe 8 banjo, rreth 3 kilometra larg nga Shtëpia e Bardhë, por nuk janë pakot dhe kutitë që shqetësojnë Zonjën e parë, por vajzat e saj, Malia 18 vjeç dhe Sasha 15, që po përgatiten të lënë shtëpinë e tyre të fëmijërisë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *