KreuStil Jetese

iPhone 7 Plus, rekord shitjesh në të gjithë botën

Apple ka bërë me dije se telefoni iPhone 7 Plus është shitur në të gjitha ngjyrat e tij. Duket se kërkesa për iPhone-n me ekran të madh dhe me dy kamera ka qenë më e madhe se sa pritshmëritë. Zëdhënësja e Apple, Trudy Muller, ka bërë me dije se, “E vlerësojmë sinqerisht durimin e klientëve tanë. Ne jemi duke punuar fort që iPhone-i i ri të jetë në duart tuaja sa më shpejt të jetë e mundur.” Është parë e nevojshme të bëhet një njoftim i tillë sepse njerëzit vijojnë të rrinë në radhë në dyqanet Apple pasi nuk mund të ketë një inventar të menjëhershëm. Përdoruesit duhet të porosisin on-line ose të presin kur telefonat e ri të jenë të disponueshëm.

Tags:

Home Të Reja

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF