“Game of Thrones” dhe “Veep” në Panteon të Emmy Awards

“Game of Thrones” dhe “Veep” u zgjodhën si serialialet më të mira në çmimet Emmy të dielën duke hyrë në historinë e këtij çmimi prestigjoz të serialeve televizive.

Saga mesjetaro-fantastike e prodhuar nga HBO arriti të marrë 12 çmime Emmy këtë vit, me tre çmime dje dhe nëntë në kategorinë e teknikës fundjavën e kaluar. Por aktorët e serialit dolën duarboshë.

I karakterizuar nga një botë imagjinare me zakone feudale, seriali i frymëzuar nga romanet e George R. R. Martin është bërë në gjashtë sezone programi televiziv më i vlerësuar në çmimet Emmy, me 38 çmime gjithësej, duke mundur “Frasier”.

Nga ana tjetër satira politike “Veep”, që u vlerësuar seriali më i mirë komik ashtu si vitin e kaluar, zuri një vend në Panteonin e çmimeve Emmy, gjithashtu falë interpretes Julia Louis-Dreyfus.

Ajo fitoi për herë të pestë radhazi çmimin e aktores më të mirë komike falë rolitë të zëvendëspresidentes të paaftë, Selina Meyers.

Kjo është statuja e gjashtë që jepet për këtë çmim, një rekord që prej krijimit të çmimeve Emmy, “Oskarët e televizionit”. Aktorja, 55 vjeçare, ka fituar gjithësej nëntë në karrierën e saj.

“Veep ka arritur të thyejë kufirin mes komedisë dhe politikës. Ajo që filloi si një satirë tani ngjan me një dokumentar”, thotë aktoria.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *