10 personazhe të njohur të fiksuar pas lojërave të fatit

Lojërat e fatit janë një fenomen ditët e sotme. Njerëzit ndërmarin udhëtime në vende si Las Vegas, në mënyrë që të kalojnë disa ditë në botën e mahnitshme të fatit. Shumë prej tyre zgjedhin që të luajnë online, por dhe në vende specifike. Në ditët e sotme bota numëron më shumë se kurrë të fiksuar pas kësaj industrie që gjeneron miliona dollarë në ditë. Personazhet e njohur nuk bëjnë përjashtim. Shumë prej tyre kanë rrezikuar karrierën, kanë humbur shuma të mëdha parash, duke pasur varësi nga lojërat e fatit. Ju prezantojmë me disa VIP-a që pëlqejnë të përulen para Perëndisë të quajtur FAT.

Pamela Anderson
Ylli i njohur i Baywatch, lepurushja e Playboy, është një nga fanset më të mëdha të makinave të fatit. Në fakt jo vetëm e makinave të fatit, por gjithashtu ajo ka një dëshirë të madhe të luajë poker. Për të shlyer një borxh që ajo kishte në një sallon pokeri, mendohet se ajo plotësoi dëshirat e magjistarit Antonio Esfandiari, lajm i cili nuk u konfirmua asnjëherë.
Ben “The Batman” Affleck                                                                                                                
Ben Affleck nuk është se luan vetëm rolin e playboy në ekran. Aktori dhe regjizori i njohur është një fans i madhi pokerit e jo vetëm. Thashethemet flasin për një udhëtim të tijin me mikun më të vjetër Matt Damon, ku ai fitoi plot 800,000 dollarë duke luajtur blackjack. Mendohet gjithashtu se ai ka lënë njëherë një bakshish me vlerë 150,000 dollarë stafit të kazinosë.
Ashton Kutcher
I njohur për rolin e tij pak budalla në “Dude, Where’s My Car” dhe atë më serioz në “Butterfly Effect”, Kutcher ka pranuar se i pëlqen të luajë skedina.
50 Cent
Curtis Jackson, i njohur si 50 cent, pëlqen të luajë lojëra fati. Ai ka qenë më shumë se me fat në përfitimet e tij. Është raportuar se ka fituar plot 1 milion dollarë, në një ndeshje boksi të Mayweather dhe de la Hoya.
Tiger Woods
Një nga lojëtarët më të suksesshëm të golfit në botë, është një i fiksuar pas lojës blackjack. Wood mendohet se renditet si një nga të ftuarit e preferuar të kazinove, i cili luan menjëherë 200,000 dollarë në një dorë. Thuhet gjithshtu se nuk është shumë me fat, pasi humb shpesh.
Charlie Sheen
Charlie mund të shtojë dhe lojërat e fatit në listën e tij të problemeve. Bazuar në fjalët e bashkëshortes së tij Denise Richards, aktori humbiste rreth 20,000 dollarë në baste sportesh të ndryshme.
Tobey Maguire
Ylli i Spider-Man Tobey Maguire duket si një djalosh i ri i pafajshëm. Por sekretet e tij janë si helm nën lëkurë : ai është raportuar se është proceduar penalisht për fitoret e tij ilegale në lojërat më të shtrenjta të pokerit.
Allen Iverson
Basketbollisti i famshëm Iverson ka pasur probleme me pokerin. Raportimet tregojnë se si atleti është përjashtuar nga shumë kazino në Detroit dhe Atlanta.
Michael Jordan
Ndërkohë që asgjë nuk është konfirmuar, thashethemet qarkullojnë që tërheqja e parë nga NBA e basketbollistit ka ndodhur si pasojë e një investigimi për shkak të fiksimit të tij pas lojërave të fatit.
Charles Barkley
Së fundmi, por jo i fundit,komentatori dhe ylli i NBA Charles Barkley, ka pranuar se ka shpenzuar plot 10 milionë dollarë për shkak të varësisë nga pokeri.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *