Nina Ricci pranverë-verë 2017: Udhëtim tropikal 0 65

Këtë sezon, pariziania Nina Ricci eksploron horizonte të reja.

“Dëshiroja një udhëtim në Bogota. Kisha dëshirë për evazion, ngrohtësi, emocione të reja”, thotë Guillaume Henry, drejtori artistik i Nina Ricci në përfundim të sfilatës.

Në lagështirën e një vere kolumbiane, femra Nina Ricci përshtat një pamje të re me një mori ngjyrash të veshura që të kujtojnë një të shtrirë nën diellin tropikal. Ajo mbivendos pardesy vjollcë mbi një këmishë mëndafshi blu të errët dhe pantallona marinarësh, një kanatjerë sportwear me një fund lisho femëror të shkëlqyeshëm…

Sjellja është sportive por interpretimi është elegant dhe delikat, melankolia poetike e koleksioneve të mëparshme i lë vendin këtë sezon, një atmosfere më shumë të harbuar.

Është çështje dëshire për të jetuar”, përfundon drejtori artistik.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *