KreuStil Jetese

Një tjetër grua akuzon Trump. Por ai: “Shumë e shëmtuar për mua”

Bëhet fjalë për Kristin Anderson, sot 46 vjeçe dhe punon si fotografe në Kaliforni. Gruaja ka treguar për “Washington Post” që episodi ka ndodhur në vitet ’90 në një local në Manhattan, në New York, që beson se quhej China Club në Broadway, edhe pse nuk është tërësisht e sigurt. Sipas asaj që ka terguar, atë mbrëmje ajo ishte duke folur me një grup miqsh në lokal, kur papritur duart e një burri që ishte ulur pranë saj, rrëshqitën në minifundin e Kristin, deri në ekstrem: në atë pikë ajo e kishte shtyrë dhe ishe larguar. Kishte kthyer kokën vetëm për të parë ne fytyrë burrin dhe e kishte identifikuar si Donald Trump.

Ndërkaq për t’u mbrojtur nga akuza e ngacmimeve seksuale të bëra nga Jessica Leeds, një grua tanimë në moshë, që rrëfeu se Donald Trump e kishte ngacmuar seksualisht gjatë një udhëtimi me avion në vitet ’80. Donald Trump akuzën e ka mohuar duke u shprehur se Zonja në fjalë nuk është mjaftueshëm simpatike, ndaj s’mund të ketë ndjerë kurrfarë tërheqje ndaj saj. “Më besoni nuk do të kishte qenë zgjidhja ime e parë, ju siguroj se s’do të kishte qenë zgjedhja ime e parë”- është shprehur republikani.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF