Bebe Rexha: Unë shqiptarja krenare që do prezantoj “MTV Music Awards”

Vetëm pak ditë më parë lajmi se dy këngëtaret shqiptare Dua Lipa dhe Bebe Rexha ishin nominuar për çmime në cermoninë “MTV EMA Awards” na bëri të ndiheshim krenarë, por sot kemi një lajm tjetër për t’u gëzuar edhe më shumë… Bukuroshja shqiptare Bebe Rexha, është përzgjedhur si prezantuese në eventin madhështor “MTV Music Awards”. Ka kaluar vetëm një muaj prej kohës që këngëtarja me origjinë nga Dibra ishte në Shqipëri ku mbajti një koncert madhështorë.

Tani  s’na mbetet tjetër veçse të presim datën 6 nëntor, duke shpresuar se Roterdami do të na sjellë fat, edhe do të jetë vetë Bebe Rexha që do japë lajmin e mirë të fitores së saj apo Dua Lipës në ndonjërën prej kategorive në të cilat janë nominuar.

Dy këngëtaret janë nominal në pesë kategori duke përfshirë Këngën e publikuar, Videon më të mirë apo Këngën më të mirë.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.