KreuStil Jetese

VIP-at që fitojnë para më shumë pas vdekjes

“Forbes” sapo ka publikuar klasifikimin e të vdekurve që kanë fituar më shumë këtë vit. I larguar nga jeta pothuajsë shtatë vjet më parë, ai ka fituar plot 825 milionë dollar. Pas tij, janë edhe të tjerë, karikaturistë, modelë, dhe yje të tjerë të muzikës.

vipcover

Fama zgjat më shumë se jeta, e mbushur ndonjëherë me akuza dhe nderime. Revista e famshme amerikane, e njohur për klasifikimet e saj, sapo ka publikuar një listë të të vdekurve që fitojnë më shumë. Ata kanë bërë një përllogaritje se cili nga të vdekurit fiton më shumë, edhe është pikërisht Michael Jackson, mbreti i pop-it, një nga humbjet më të bujshme. Në vitin 2016 ai rezultonte edhe si zotëruesi i të drejtave për këngët e Beatles, kështu në llogarinë e tij janë shtuar 825 milionë dollar. Një shifër kjo që nuk ka asnjë farë vlere në botën e përtejme. Ku numri dy i “Scrooge” me zor ka fituar 48 milionë dollar.

Pasi ka bërë llogaritë për xhepin e karikaturistëve dhe këngëtarëve, Forbes ka bërë këtë klasifikim duke sfiduar kështu mitin se të vdekurit nuk mund të pasurohen. Në këtë klasifikim që mendohet se janë vetëm këngëtarët dhe aktorët në fakt pak hapësirë e zë edhe shkenca. Në galerinë e mësipërme është lista me 10 të vdekur të famshëm që fitojnë më shumë.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF