Taylor Swift: Më ngacmoi seksualisht, u ndjeva e shkelur!

View Gallery
5 Photos
Taylor Swift: Më ngacmoi seksualisht, u ndjeva e shkelur!

Taylor Swift: Më ngacmoi seksualisht, u ndjeva e shkelur!

Taylor Swift: Më ngacmoi seksualisht, u ndjeva e shkelur!

Taylor Swift: Më ngacmoi seksualisht, u ndjeva e shkelur!

Taylor Swift: Më ngacmoi seksualisht, u ndjeva e shkelur!

Pasi Dj David Mueller ngriti një padi kundër Taylor Swift në 2015-ën duke u ankuar se është pushuar nga puna si Dj në radio pasi është akuzuar për ngacmim seksual nga këngëtarja, kjo e funsit ngriti një padi kundër tij, një pjesë e së cilës është bërë publike.

Në ankesën e saj, Swift përshkruan incidentin që ndodhi në qershor të vitit 2013, kur Mueller kishte zgjatur duart duke i ngritur këmishën dhe duke tentuar ta prekte.

Pikërisht në momentin kur duhet të bënin foto David ka zgjatur duart drejt këngëtares, poshtë fustanit të saj duke përdorur madje edhe fjalë vulgare. “Çdo veprim i tij ishte i qëllimshëm, nuk kam qenë ndonjëherë kaq e sigurt për ndonjë gjë në jetën time”- është shprehur këngëtarja.

“Më kujtohet që kjo gjë më acaroi dhe dëshpëroi shumë, u ndjeva e dhunuar, e shkelur, diçka që nuk më kishte ndodhur kurrë më parë” , shtoi ajo.

Gjithçka ka ndodhur gjatë eventit “ A meet-and-greet”. Mendoja se ky ishte një event ku duhej të falënderonim miqtë që kishin ardhur, që t’i mirëprisnim në shtëpinë tonë, që do të ishte arena për atë ditë, por që dikush të shkelte mikpritjen në atë mënyrë, ishte diçka që nuk e prisja.”

Ka pasur një marrëveshje midis gjykatësve dhe burimeve, “për të mos bërë publike”, një foto që mbështet dëshminë e Swift për rrjedhën e ngjarjes së asaj dite. “Përhapja e atij imazhi mund të kompromentojë vendimin e jurisë”. Gjithsesi, pavarësisht kërkesës së Swift për të dhënë prova të tjera nga shtëpia, gjykatësi e përcaktoi të gjithë këtë si “ krejtësisht të zakonshme dhe të rëndomtë”,  dhe është pikërisht kjo arsyeja pse Swift po flet publikisht.

Më herët, Swift kishte thënë se nëse ajo e fitonte këtë gjyq, do t’i dhuronte të gjitha paratë e dëmshpërblimit për organizatat e bamirësisë që përqendrohen tek mbrojtja e grave që kanë pësuar dhunë apo ngacmime seksuale.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.