KreuCelebrity

Britney Spears probleme me veshjen gjatë koncertit në Las Vegas

Britney Spears është përballur me një problem me veshjen gjatë koncertit të saj në Las Vegas në fundjavë.

Pjesa e sipërme e të brendshmeve të këngëtares është prishur gjatë performancës së këngës “I love rock‘n’roll”. Dy nga balerinët ndalën kërcimin dhe iu afruan 34 vjeçares për ta ndihmuar që të mbërthejë reçipetat, ndërsa Spears përpiqej të evitonte ndonjë lakuriqësi të mundshme.

Pas disa përpjekjesh problemi u ndreq deri në çastin kur e njëjta situatë u përsërit gjatë performancës së këngës “Gimme more”. Sapo një nga balerinët kuptoi ç’po ndodhte, hoqi këmishën dhe ja dha Britney-t ta vishte për të gjithë shfaqjen në vijim.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF