Buckingham Palace “lifting” me vlerë 431 milionë euro

Buckingham Palace, rezidenca zyrtare e Mbretëreshës Elisabeta II ne Londër do të pësojë një ndryshim “lifting” prej Luftës së Dytë Botërore me një buxhet 369 milionë stërlina (431 milionë euro).

« Punimet e financuara nga tatimpaguesit në sajë të fondeve vjetore të akorduara ndaj familjes mbretërore qëndron në ndryshimin e sistemit të vjetër të tubacioneve dhe të kaldajës si dhe sistemit elektrik, i amortizuar pasi nuk ishin bere nderhyrje prej më shumë se 60 vitesh », sqaroi sot pallati gjatë një konference shtypi.

« Panelet diellore do të vendosen në çati, gjatë punimeve për të cilat qeveria miratoi por që duhet sërish të kalojë miratimin nga ana e Parlamentit », saktësoi Ministria e Financave në një deklaratë.

Në rast miratimi, punimet duhet të nisin në prill 2017 dhe do të vijojnë së paku dhjetë vite, një periudhë e parashikuar për t’i mundësuar Elisabetës dhe bashkëshortit të saj Princ Filipit për të vijuar të qetë qëndrimin. Ata duhet gjithsesi të ndryshojnë apartament gjatë punimeve ndërsa një pjesë e 37 punonjësve qe jetojnë në Buckingham Palace i duhet të largohen.

 

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.