Rocky mbush 40 vjeç – Filmi kult me Sylvester Stallone

Ishte një moment në të cilin kinemaja veshi dorezat e boksit. Dhe e bëri për shkak të filmit që pikërisht 40 vite më parë , në 21 nëntor 1976 , doli në sallat e kinemasë dhe ndryshoi përgjithmonë historinë e Artit të Shtatë: Rocky. U xhirua në 28 ditë me një buxhet me më pak se 1 milion dollarë, por u bë një sukses planetar dhe Sylvester Stallone , skenarist dhe aktori protagonist, u bë yll botëror gjatë një nate.

Në total Rocky mblodhi 225 milionë dollarë dhe i dha jetë pesë serive : Rocky II, Rocky III, Rocky IV, Rocky V, Rocky Balboa dhe një film tjetër “I lindur për të luftuar”, i realizuar në 2015.

Titulli i parë historik i filmit ka fituar tre çmime Oscar, midis të cilëve për filmin dhe regjisorin më të mirë. Falë Rocky, Stallone u bë i treti në historinë e kinemasë, pas Charlie Chaplin dhe Orson Welles, që mori nominimin e Oscar-it edhe si aktor dhe skenarist për të njëjtin film.

Në 1998 American Film Institute e futi filmin me regjisor John G. Avildsen, në klasifikimin e 100 filmave më të mirë amerikanë të të gjithë kohërave.

Në 2006 u zgjodh gjithashtu për t’u ruajtur në National Film Registry të Bibliotekës së Kongresit. 

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.