KreuStil Jetese

9 sekretet e çifteve më të lumtura në botë

Abc-ja e historisë perfekte (por a ekziston?)

Çfarë ose më mirë kush, mund të përcaktojë nëse një çift është i lumtur nëse jo çifti vetë? Ekzistojnë disa sinjale të pagabueshme dhe të thellë që nuk mund të mos i vësh re. Por malet ruse të emocioneve, magjike dhe të rrufeshme, si dhe marrëdhëniet intime janë të padeshifrueshme. Self.com ka provuar të listojë disa sekrete të prototipit të çiftit perfekt.

Janë kuriozë. Njëri për jetën e tjetrit. Kuriozë për të eksploruar së bashku edhe për të eksperimentuar. Si në fillimet e tyre.

Komunikojnë. Diskutojnë (ndoshta edhe me tone të larta. Por në fund të fundit jemi njerëz të gjallë) konfrontohen gjithmonë dhe për çdo gjë. Keqkuptimi është një element i rrezikshëm që duhet shmangur.

Qëndrojnë të lidhur. Edhe pse larg, edhe pse të angazhuar. Shkëmbimi i energjive dhe mendimeve është constant. Nuk shkëputen asnjëherë nga lidhja, por ndonjëherë nga smartphon-i.

Kanë një marrëdhënie intime për tu pasur zili. Me pak fjalë kanë një aktivitet seksual pasionant dhe të rregullt (edhe pse sipas Shkencës një lidhje mund të jetë e shëndoshë edhe duke pasur raport intim vetëm një herë në javë). Pavarësisht se seksi nuk është ekskluzive e çiftit të lumtur, është me siguri një element i rëndësishëm kënaqësie. Për t’u kultivuar në mënyrë konstante. Atëherë kur është e mundur. Por nëse shpeshtësia nuk është gjithçka atëherë, cilësia është kryesore.

(I) lënë hapësirë njëri-tjetrit. Për më të lumturit e çifteve, përveç lidhjes së trupit dhe mendjes individualiteti ka një rol thelbësor. Diktati? Të stimulosh ngjashmëritë por të ruash ndryshimet. Është jetësore.

Kultivojnë interesa. Ndonjëherë të ngjashëm, ndonjëherë më të përshtatshme për njërin, edhe herë të tjera për tjetrin. Afrohen nëpërmjet sportit dhe zbulojnë hobe të përbashkëta duke u apasionuar gjithmonë edhe më shumë me njëri-tjetrin.

Rriten së bashku. Për të qenë kështu njerëz më të mirë edhe partner më të mirë. Çiftet e qeta punojnë shumë, duke i shpëtuar kurtheve të rutinës.

Planifikojnë. Kanë objektiva të përbashkët dhe një projekt të përbashkët. Dhe impenjohen derisa realizojnë në kohën më të shkurtër të mundshme dhe në mënyrën më të mirë.

Qeshin. Zemërohen, madje shumë. Edhe pas një diskutimi me tone të larta nuk shkojnë asnjëherë të flejnë pa zgjidhur gjërat. Dhe pastaj qeshin.

                                                                                                                /BORDO/ Anila Dedaj

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF