KreuBordo Men

Zbulimet mbi materien e zezë ndryshojnë gjysmë shekull parime fizike!

Materia e zezë, substanca e mistershme që mendohet se përbën më shumë se një të katërtën e universit tonë, është e ndarë në mënyrë më uniforme nga se mendohej, sipas një studimi që mund të ndryshojë disa prej parimeve të fizikës.

“Ky zbulim mund të vërë në pikëpyetje atë që ne dimë mbi krijimin dhe rritjen e kozmosit”, sipas austronautëve.

Duke studiuar, me ndihmën e “Very Large Telescope” (VLT) të Observatorit Evropian Austral (ESO), dritën që lëshohet nga rreth 15 milionë galaksi, studiuesit kanë zbuluar se materia e zezë ësht jashtëzakonisht më pak e trazuar nga sa kishte treguar teleskopi “Planck”.

Materia e zezë, që nuk lëshon aspak dritë, mund të detektohet vetëm nëpërmjet efekteve të forcës së saj gravitacionale mbi objekte të ndryshme në univers.

“Ky rezultat i jashtëzakonshëm sjell pasoja mbi mënyrën tonë të të kuptuarit të universit dhe analizave të gati 14 miliardë viteve dritë”, deklaron në një komunikatë “Royal Astronomical Society” (RAS) dhe të ESO-së.

Kjo mund të ndikojë edhe në mënyrën se si mendohet vetë esenca e energjisë së errët, një forcë e pashpjeguar që mendohet se është përgjegjëse për përshpejtimin dhe zgjerimin e universit.

“Në vend të konstantes së thjeshtë kozmologjike të sugjeruar nga Albert Ajnshtajni, mund të ketë shumë forma të ndryshme të energjisë së errët”, shpjegon Konrad Kuijken, i Observatorit “Leiden” në Holandë, bashkautor i këtij studimi që u publikua sot në “Monthly Notice” të “Royal Astronomical Society”.

Sipas tij, kjo mund të sjellë që “ligjet e gravitetit në nivel të universit janë të ndryshme nga relativiteti i përgjithshëm, teoria e gravitetit e Ajnshtajnit, ku mbështetet një pjesë e madhe e fizikës”.

Teleskopi hapësinor evropian “Planck”, që u fik në vitin 2013, kaloi rreth katër vite e gjysmë në gjurmët e dritës së parë të lëshuar pas “Big Bang” dhe ka ndryshuar krejtësisht mendimin mbi përbërësit kryesorë të universit.

Materia e zakonshme, që përbën qëniet njerëzore, planetet, yjet dhe galaksitë përbën vetëm 4,9 për qind të masës së universit.

Materia e zezë përbën 26,8 për qind.

Ndërsa ajo që mbetet (68,3 për qind) është një energji e errët e mistershme, që është në origjinë të përshpejtimit dhe zgjerimit të universit.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF