KreuStil Jetese

Djali i vetëm iu shua në aksident, gazetarja i dedikon një poezi

Ku ka më të madhe dhimbje për një prind se sa të humbasë fëmijën e tij… Por jeta është e tillë, ndonjëherë e pamëshirshme kur befas në të shfaqet vdekja dhe “rrëmben” njerëzit më të dashur. Forcat pastaj për tu ngritur në këmbë kërkohen pranë njerëzve të dashur apo në nevojën e tyre që ti të jesh mirë, ose edhe në poezi. Të gjithë duam të shpresojmë se jeta nuk ndalë me vdekjen dhe se në një formë apo në një tjetër mund të komunikosh me njerëzit e dashur që nuk janë më. Ka zgjedhur poezinë Erenestina Halili, për “t’i folur” të birit, për të “zbrazur” nga shpirti i saj të gjithë dhimbjen dhe dashurinë që ka për Klejdin e ndjerë, i cili u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme së bashku me shokun e tij Ergin.

 

T’randoi ai qerpik,
pa mujtë m’e hapë me m’thanë : 
– Nanë, erdh Ora!
Nuk e dveta Zotin tem:
Pse?! Pse?! Pse?!
Se nan qerpik m’the:
-Nanë, mos dvet…!

Unë iu binda fjal’s tande,
Zotit tand e temit…!

Kajherë, dritë e synit tem,
mall po kam me t’pa,
me t’rrokë,
me ta puthë at sy qerpikgjatë,
terr si mbramja e të hanës…

Paj, dert mos ki!
Njatij tandit e temit,
njaty nelt,
nuk mundem m’i mbajtë mni!

N’lutje, t’mban nana n’gji…

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF