Një histori që do t’ju lërë pa fjalë: Ja përse u bë Shenjt

Përshtati: Anila Dedaj

 Një grua e veshur thjeshtë, me fytyrë të trishtë, hyri në një dyqan, iu afrua pronarit dhe me përulësi i kërkoi nëse mund të merrte disa ushqime me kredi. Me delikatesë i shpjegoi se i shoqi ishte sëmurë rëndë dhe nuk mund të punonte, ndërsa shtatë fëmijët e saj kishin nevojë për ushqim. Pronari nuk pranoi dhe e ftoi të largohej nga dyqani.

Duke ditur nevojat urgjente të familjes së saj gruaja iu përgjërua: “Ju lutem, zotëri, do t’jua paguaj sapo të mundem”. Pronari i përsëriti se nuk mund të jepte veresi, dhe që mund të drejtohej në një dyqan tjetër. Në këmbë, pranë banakut gjendej një prift i ri që e kishte dëgjuar të gjithë bisedën midis pronarit të dyqanit edhe gruas në nevojë.

Prifti afrua edhe e pyeti pronarin e dyqanit nëse mund të paguante ato gjëra që gruaja do të merrte për familjen në nevojë. Atëherë pronari, me një zë ngurrues, iu drejtua gruas: “ A e keni listën që do të bëni Pazar?”.  Gruaja iu përgjigj, “Po, zotëri”. “Mirë!”, tha më tej pronari. “Vendoseni listën tuaj në pjatën e peshores dhe do t’ju jap aq produkte sa peshon lista juaj”.

Gruaja hezitoi një çast dhe pastaj, duke ulur supet, kërkoi në portofolin e saj një copë letër, shkroi diçka dhe pastaj e vendosi letrën në pjatën e peshores. Pronari dhe prifti s’po u besonin syve kur panë pjatën e peshores, ku ishte vendosur letra, të ulej papritur edhe të mbetej ashtu.

Pronari i dyqanit, duke fiksuar peshoren, tha: “Është e pabesueshme!”. Prifti i ri buzëqeshi, dhe pronari filloi të mbushte qeset me ushqime duke i vendosur në pjatën tjetër të peshores. Edhe pse ai vazhdonte të vendoste shumë ushqime, pjata e peshores nuk lëvizte, deri sa u mbush plot e përplot. Pronari mbeti pa fjalë.

Në fund, mori copëzën e letrës e fiksoi dhe u bë më shumë konfuz se ç’ishte më parë, u habit krejtësisht… Nuk ishte një listë për pazar! Ishte një lutje, që thoshte: “Zoti im, ti e njeh situatën time dhe i di nevojat e mia: po lë gjithçka në duart e tua!”

Pronari i dyqanit, në heshtje, i dorëzoi gruas gjithçka që kishte vendosur në pjatën e peshores. Gruaja e falënderoi dhe doli nga dyqani. Prifti i ri duke i dhënë një kartëmonedhë 50-tëshe, i tha pronarit: “Tani e dimë se sa kushton një lutje”. Emri i atij prifti ishte Karol Wojtyla.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *