KreuBordo Men

Vedat Ademi largohet nga Shqipëria, jeta e re në SHBA

Realizimi i dy videoklipeve “Bën ftohtë” dhe “Më mirë me zemër” në distancë, i ka përforcuar dyshimet se këngëtari Vedat Ademi është larguar nga Shqipëria, por artisti rrëfen të vërtetën e tij.

Në një intervistë për “Panoramën”, ai thotë: “Kam dëgjuar të flitet për këtë pjesë. Nuk jam larguar përgjithmonë, ashtu siç nuk do të largohem nga muzika. Pavarësisht se ku ndodhem fizikisht, publikut tim nuk do t’i mungoj asnjëherë. Angazhimet e mia në SHBA janë familjare dhe profesionale. Jam duke punuar në disa projekte në të njëjtën kohë.”

Vedat Ademi është larguar nga Shqipëria dhe nisur jetë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkë me familjen, bashkëshorten Dorela dhe djalin e tyre, Jonart.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF