Barbana Dini kërkesë Saimir Tahirit: Vini vjedhësin para përgjegjësisë!

Vetëm një ditë pasi Barbana Dini denoncoi të vjedhur Facebook-un e nënës së saj, një person i ka ardhur në ndihmë. Nilidon Pepushaj ka ndihmuar këngëtaren që të rimarrë profilin e nënës së saj. 24 orë më parë, Barbana u shpreh se këta persona dashakeq kanë tentuar të vjedhin edhe adresën e vëllait të saj të ndjerë, Ergi Dinit, duke i fshirë kështu kujtimet e tyre.

Barbana i kërkon ministrit Saimir Tahiri që të vendosë përpara përgjegjësisë vjedhësin, sepse kështu evitohen raste të ngjashme.

Më poshtë, statusi i plotë:

“Mbremë falë impenjimit të gjeniut të mirënjohur shkodran, Nilidon Pepushaj u arrit që FACEBOOK-u të rikthehej në pronësinë e nënës sime, pas një përpjekje të gjatë.
Çuditërisht, ky person, që vodhi Facebook-un, përdori të gjitha mënyrat për të mos e dorëzuar dhe tentoi të vidhte edhe profilin e vëllait tim, Ergit, si edhe të gjithë anëtarëve të tjerë të familjes..! U zbulua që ai është përpjekur të manipulojë IP për të mos u identifikuar nga organet hetimore, duke përdorur si mbulim Islandën si vendodhje të tij. Duke falënderuar edhe njëherë nga zemra Nilidon Pepushajn, djalin e mrekullueshëm që na riktheu FB-në, të gjitha mesazhet e fshira të ngushëllimeve dhe fotot e kujtimeve familjare, e bashkë me to arriti të identifikojë IP e vërtetë të vjedhësit. Çeshtja është se fenomeni i vjedhjes së profileve është problem shqetësues pasi rrjetet sociale nuk janë thjesht çeshtje argëtimi, por janë identiteti, jeta dhe dinjiteti personal i çdo njeriu. Veprime të tilla janë kriminale dhe të dënueshme me ligj, por fatkeqsisht ndoshta është ky momenti që ligje të tilla të vihen në zbatim. Prandaj, në emër të gjithë të abuzuarve nga këeto perversë i kërkoj degës së IT pranë Policisë së Shtetit dhe ministrit Saimir Tahiri të identifikojë dhe të vëjë para përgjegjësisë personin me nr. e IP: 185 62.174.75! Me besim,Barbana Dini!”

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *