Ikona e kinemasë dhe teatrit Ndriçim Xhepa mbush 60 vjeç

Aktori ikonik i kinematografisë dhe teatrit Ndriçim Xhepa mbush sot 60 vjeç. Në faqen e Teatrit Kombëtar është postuar një urim për të duke e konsideruar një privilegj që e kanë pjesë të trupës artistike. “Ndriçim Xhepa aktori i qindra karaktereve, ikona e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, feston sot 60-vjetorin e lindjes së tij. Privilegj për Teatrin Kombëtar që e ka pjesë të trupës së tij artistike. Urojmë t’ju shohim edhe për shumë vite të ardhshme në skenë!”, thuhet në urim. Xhepa ka luajtur një sërë rolesh të paharrueshme për publikun shqiptar, por krah kinematografisë ai është pjesë e një sërë pjesëve teatrore mjaft të suksesshme. Bordo i bashkohet urimit për një jetë të gjatë dhe që karriera e tij të vijojë sa më shumë të jetë e mundur.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *