“Novecento” mbledh vizitorë të shumtë pranë GKA 0 131

BORDO ju sjell përmes galerisë së fotove imazhe të kryeveprave të ekspozuara në Galerinë Kombëtare të Arteve. Prej më shumë se një jave që kur është hapur ekspozita, vizitorë të shumtë i janë drejtuar GKA-së.

Në 6 seksione të ndryshme shfaqen vepra të viteve 1900, të sjella prej “Galerisë së Artit Modern” në Romë.

Origjina simboliste dhe peisazhi

Me madhështinë e monumenteve dhe magjinë e historisë së saj, Roma ka tërhequr vëmendjen e artistëve që prej kohërave shumë të largëta; një prodhim i gjerë peisazhësh kishte kthyer në diçka të zakonshme në imagjinatën kolektive pamjet e qytetit, simbolet e së kaluarës së tij të lavdishme, kthesat e lumit Tiber, dallgëzimet e ëmbla të fshatrave laciale.

Shkëputja romane

Secession Romana (Shkëputja Romane), e nxitur nga lëvizjet homonime të lindura në Gjermani dhe Austri, në fund të shekullit XIX dhe themeluar në janar të vitit 1912 mbledh mes rradhëve të saj ata që u shkëputën nga Societa degli Amatori e Cultori di Belle Arti (“Shoqata e Amatorëve dhe e Lëvruesve të Arteve të Bukura”), mban kontrollin e organizimit dhe promovimit të iniciativave artistike të kryeqytetit italian, duke influencuar tregun artistik, publik e privat.

Futurizmi dhe Aeropiktura

Dinamizëm, shpejtësi, helika që rrotullohen, motorë që uturijnë… Era e përzierjes djegëse bashkohet me adrenalinën që rritet. Çdo frikë është e fshehur mirë, e fshehur nga shtytjet ngritëse, nga dëshira për të “pushtuar ajrin”, nga entuziasmi për të gëzuar botën pa iu nënshtruar ligjit të rëndesës, për të parë hapësirat e zakonshme, vendet “e një jete” sipas disa përmbysjesh horizonti të pazakonta: të transformuara, të deformuara, të largëta e të ndryshme.

Shkolla Romane

“Scuola Romana” vendoset në Romën e viteve tridhjetë si rrymë për piktuën nag më origjinalet, për shkak se kishte provuar t’i hiqte karakteristikat provincial kulturës artistike të asaj periudhe, duke i  kthyer asaj një autonomi që kishte harruar prej kohësh.

Figuracioni dhe abstraksioni

Debati midis figuracionit dhe abstraksionit ka karakterizuar vitet e paslufës, duke përfshirë artistë, intelektualë dhe kritikë të artit. Në një periudhë me qëndrueshmëri të dobët politike dhe kulturore që përkon me vitet e regjimit fashist dhe që i paraprin Luftës së Dytë Botërore, shumë nga intelektualët dhe artistët reagojnë me një qëndrim të saktë qoftë politik, qoftë moral./BORDO

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *