Teatri i Operas dhe Baletit zhvendoset në Kinostudio 0 733

Teatri i Operas dhe Baletit do të zhvendoset në Kinostudio për 3 vite derisa të rikonstruktohet teatri ekzistues.



Këtë lajm e dha vetë Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro në një konferencë për shtyp, ku deklaroi se më 20 shkurt 2017 stafi i operës, orkestra dhe dhomat e provave do të zhvendosen në mjediset e Kinostudios.

Punimet e këtij projekti, i cili kushton 1 miliard lekë, parashikohen të përfundojnë për një periudhë 3-vjeçare.

Në të njëjtën kohë, drejtoresha e TKOB, Zana Çela u shpreh se gjatë kësaj kohë do të zbatojë një pikë të cilën e kishte pjesë të platformës së saj kur kandidoi për drejtoreshë e TKOB.

“Performanca gjatë gjithë kohës duhet të jetë 50% në skenat e Tiranës dhe 50% jashtë kreqytetit. Është detyrim i yni dhe unë mendoj se, pavarësisht se cili do të jetë drejtori apo drejtoresha e këtij institucioni, është detyrë e të gjithë artistëve të prodhojnë art për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen”, u shpreh drejtoresha e TKOB.

Gjatë konferencës, u prezantuan edhe ambientet e reja, si ishte dhe si do të jetë pas 3 vitesh Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *