Një hostes shpëton një vajzë nga trafiku i qenieve njerëzore

Shelia Fedrick, një hostes në kompaninë ajrore Alaska Airlines shpëtoi një vajzë të re nga trafiku i qenieve njerëzore në një fluturim që lidh Seattle me San Francisco.

Ajo tregoi se instiktivisht kishte ndjerë se diçka nuk shkonte kur pa burrin barkmadh që e shoqëronte.

Shelia Fedrick tregon për kanalin televiziv NBC se “vajza e re, rreth 15 vjeë, dukej sikur vëzhgonte rreth e përqark me një trishtim të madh”.

Dallimi në veshje mes burrit, që binte në sy dhe viktimës ishte një nga elementet kryesorë të dyshimit.

“U përpoqa të bisedoj por ai ishte shumë në mbrojtje”, shtoi Shelia.

Ajo më pas paralajmëroi pilotin që morri të gjitha masat që policia të mbërrinte në terminalin e aeroportit të San Francisco.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *