Bordo sugjeron 40 ide dhuratash për Shën Valentin

Jemi në prag të festës më të madhe të dashurisë, ku të dashururarit ia dedikojnë këtë ditë të shënuar partnerit/partneres duke i treguar me dhurata dashurinë, respektin dhe sigurisht ndjenjën sublime të dashurisë.

Është më e rëndësishme të duash… apo të të duan?

Shumica prej nesh bien dakort me shprehjen e George Eliot: “Mua më pëlqen jo vetëm të më duan, por dhe të më tregojnë që më duan.” Dita e shënuar e Shën Valentinit është rasti ku secili prej nesh i përjeton të dy ndjesitë.

Shën Valentini është një ditë e shënuar dhe e mbushur me dashuri, ku trëndafilat janë të dërguar nga admirues sekret, shkëmbehen dhurata mes çifteve dhe shijohen darka romantike nën dritën e qirinjve. Krahas buqetës tradicionale të trëndafilave dhe kutisë në formë zemre të çokollatave, dhuratat e ndryshme apo dhe të personalizuara mund të jenë ide fantastike, në mënyrë që t’i rezistojnë kohës dhe t’ju sjellin gjithnjë kujtime. Në shumicën e rasteve, çiftet mendojnë për dhuratën speciale që do të dhurojnë këtë ditë, muaj më parë, ku sigurisht bazuar në shijet e partnerit përpiqen të bëjnë zgjedhjen e duhur.  Për t’i shtuar dozën e duhur të romanticitetit, dhuratat gjithnjë është mirë të shoqërohen me një letër apo pusullë dashurie, e nëse nuk jeni të mirë në artin e të shprehurit, mjafton të shkruani “Të dua” dhe ta vendosni mbi dhuratën e zgjedhur. Lulet, çokollatat janë dhurata klasike të cilat ende nuk quhen jashtë mode, por kush nuk do të dëshironte të përkëdhelej me një dhuratë e cila do të sillte në vëmendje dashurinë e partnerit sa herë që ta shihnit.

Bordo sugjeron për të gjithë të dashuruarit disa ide dhuratash, të cilat padyshim janë zgjedhja e duhur në këtë prag feste. Beqarë, mos u shqetësoni, kjo ditë është dhe një mënyrë e mirë për të përkëdhelur veten. Dhurojini vetes tuaj diçka simbolike, pasi mbi të gjitha dikush na ka mësuar : Dashurohu me veten në rradhë të parë!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *