Vera e kuqe të mbron nga diabeti, çokollata mbron zemrën!

Harrojeni një mollë në ditë – shkencëtarët kanë gjetur se vera e kuqe mund të jetë e shëndetshmë për trupin tuaj. Studimet e fundit , të publikuara në Journal of Nutrition , thonë se përbërësit e gjetur në barishtore , manaferra dhe vera e kuqe mund të mbrojnë kundër diabetit. Ato janë të lidhur me rezistencën, dhe ulin insulinën dhe kontrollojnë më mirë sheqerin në gjak. Gjithashtu ndihmojnë në zvogëlimin e sëmundjes së diabetit Tipi 2. Ky sondazh u realizua midis 2,000 grave të shëndetshme vullnetare.

Sipas Profesor Aedin Cassidy, nga Universiteti i “East Anglia” , u tregua se , ky është një nga studimet e para në shkallë të gjerë të njeriut, për të parë se si këta përbërës bio-aktivë të fuqishëm mund të zvogëlojnë rrezikun e diabetit. “Ne zbuluam se insulina e lartë është e lidhur me diabetin e tipit 2 , kështu që njerëzit që hanë ushqime të pasura me këto dy përbërës  të tilla si, manaferrat , barishtore, rrush i kuq , verë – janë më pak të prekur nga kjo sëmundje .

Shkencëtarët gjithashtu besojnë se çokollata mund të ndihmojë për të zvogëluar rrezikun e sëmundjes së zemrës. Professor Tim Spector , drejtor i studimit “TwinsUK” në Kolegjin e Londrës , tha :” Ky është një zbulim emocionues, që tregon se disa nga përbërësit e ushqimeve që ne i konsiderojnë jo të mirë për shëndetin, si çokollata ose vera mund të përmbajnë disa substanca të dobishme që përmirësojnë ushqimin.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *